Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u qëlluan me breshëri automatiku në makinë! I zunë pritë 500 metra larg shtëpisë së djegur

SHKODËR- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra, rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa kanë qenë brenda në makinë duke udhëtuar drejt banesës së tyre të djegur në Dukagjin, e cila ishte djegur qëllimisht. Ata janë qëlluar për vdekje në një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur.

Autori i kanë zënë pritë pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Djegia e shtëpisë, një ditë para atentatit dyshohet se është organizuar me qëllim që t’i ngrinin pritën babë e bir të cilët kishin vite që banonin në Shkodër.

Policia e Shkodrës është rikthyer sërish sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen. Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja.

Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t'u larguar. Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj. Po verifikohet, nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen.

Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket si një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Atentati në Dukagjin/ Babë e bir i zunë pritë në një kthesë 500 metra larg banesës

1688058515_1.jpg

Vijojnë hetimet për të zbardhur autorin/ autorët e ekzekutimit të babë e bir rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

Nga hetimet dyshohet se autorët i kanë zënë pritë babë e bir një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur.

Gjokë dhe Eduard Gurra janë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi brenda në makinë. Janë marrë në pyetje familjarë për ndonjë konflikt të mundshëm, informon gazetari i Report TV Ergys Kavaja

Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.  

Ora 11:04
Atentati në Dukagin, policia kthehet në vendin e krimit, hetimi: 8 plumba u qëlluan nga një kallashnikov! Po verifikohet nëse Gjokë Gurra ka denoncuar raste të kultivimit të kanabisit

1688058515_1.jpg

Policia e Shkodrës është rikthyer sërish sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit, Dukagji për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e babë e bir Gjokë e Eduart Gurra ndodhur dje (29 qershor 2023) 

Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t'u larguar.

Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj. Po verifikohet nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen, informon gazetari i Report TV  Sokol Dema.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK