Atentati në Dukagjin/ Babë e bir i zunë pritë në një kthesë 500 metra larg banesës

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir i zunë pritë në një kthesë 500 metra larg banesës

1688058515_1.jpg

Vijojnë hetimet për të zbardhur autorin/ autorët e ekzekutimit të babë e bir rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

Nga hetimet dyshohet se autorët i kanë zënë pritë babë e bir një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur.

Gjokë dhe Eduard Gurra janë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi brenda në makinë. Janë marrë në pyetje familjarë për ndonjë konflikt të mundshëm, informon gazetari i Report TV Ergys Kavaja

Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.  


Lajmi kryesor:

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u qëlluan me breshëri automatiku në makinë! I zunë pritë 500 metra larg shtëpisë së djegur


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë