Disa pamje filmike tregojnë me pistoleta në duar Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan, teksa qëllojnë me armë drejt automjetit, ku ndodheshin dy agjentët e Forcës Operacionale që ishin dislokuar me mision vëzhgimi rreth 800 metra larg hotel “Univers” në Elbasan.
Në njërën nga këto pamje filmike duket qartë i arrestuari Bledar Muça, i veshur me një bluzë jeshile dhe pantallona xhins, teksa në dorë mban një armë zjarri pistoletë, nga e cila ka qëlluar të gjithë plumbat e karikatorit. Këto pamje filmike, të cilat disa janë sekuestruar nga kamerat e hotel ‘Univers” dhe të tjerat nga një karburant aty pranë, janë sekuestruar si provë material dhe janë përdorur si provë kryesore në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Bledar Muçën, Florenc Çapjan dhe Ardjan Çapjan.
/Shqiptarja.com