Atentati në Krujë, Policia kërkon të pyesë babain e dy fëmijëve të plagosur, Gentian Bejtja nuk gjendet prej 2 ditësh! Hetohet pista e hakmarrjes

Ish-polici Gentian Bejtja nuk është gjetur ende për tu marrë në pyetje, tri ditë pas atentatit me armë pranë banesës së tij në Krujë, ku u plagosën dy djemtë 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, shofer në prokurorinë e Apelit.

I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, pyetja e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

Bejtja i ka shpëtuar më herët dy atentateve që besohet se kanë të bëjnë me konfliktet dhe precedentët penalë të mëparshëm, ndërsa dy prej personave kryesorë të shoqëruar pas atentatit ishin Valter Bami dhe Marklen Haka.

Edhe pse dy djemtë e tij të mitur janë në spital, të qëlluar nga plumbat e agresorëve, vendndodhja e tij mbetet mister, pavarësisht informacioneve paraprake të policisë për lokalizimin e tij në Lezhë dhe përreth Fushë Krujës. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se djali 13-vjeçar e ka kaluar rrezikun dhe është dërguar në pavijon, por bluzat e bardha e kanë në mbikëqyrje të vazhdueshme.

Ndërkohë, i ati i tij Gentian Bejtja, rezulton të jetë kthyer nga jashtë shtetit në mënyrë ilegale vetëm 15 ditë para atentatit, dhe autorët, përveçse kanë pasur dijeni për këtë lëvizje të tij të fundit, mendohet se e kanë ruajtur përgjatë ditëve të qëndrimit të tij në zonat përreth ku ka lëvizur. Policia akoma nuk ka mundur të identifikoj autorët, por dyshon se janë të zonave përreth. Në 24 orët e fundit mësohet se nuk ka pasur të tjerë të shoqëruar në lidhje me ngjarjen, por hetuesit po punojnë për të mbledhur detaje që mund të ndihmojnë hetimin.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve në vend, ndërsa të dy u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë