Atentat për herë të 3-të Gentian Bejtjas në Krujë, i vrasin kunatin dhe i plagosin dy djemtë! Shoqërohen tre të 'fortët' e Niklës! 'Shënjestra' s'ishte në banesë

KRUJË- Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, pak pas mesnatës në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa nga plumbat ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i janë plagosur dy djemtë e mitur. Nuk afrohen detaje të qarta, nëse autorët, që mendohen tre, kishin shënjestër vetë Bejten, i cili nuk ndodhej në makinë atë moment, apo donin ti godisnin pikërisht familjen e tij.

Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës, ndërsa ngjarja u informua nga policia e Tiranës sot në mëngjes.

Ramazan Sino 29-vjeç, bashkë me nipat e tij A.B,13-vjeç, dhe djali tjetër 10 vjeç (djemtë e Gentian Bejtjas) u qëlluan në rrethana ende të paqarta. Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të miturit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime për Report Tv nga Urgjenca bëjnë me dije se 13-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën, në intubim, ndërsa djali tjetër, emrit e të cilit ende nuk e dimë është në gjendje më të lehtë.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti 30 gëzhoja kallashnikovi. Ishte nëna e fëmijëve, në të njëjtën kohë motër e viktimës, ajo që dha alarmin duke kërkuar ndihmë. Deri tani afrohen të dhëna që Gentiani, babai i të miturve nuk ndodhej në shtëpi. Por një burim i tha Report Tv, se ai është parë këto kohë në Larushk, aty ku banon pasi ishte kthyer nga jashtë, ku gjatë një viti kërkoi azil në Norvegji dhe Suedi.

Sipas një skeme paraprake të atentatit, autorët kanë lënë makinën e tyre disa metra larg dhe i janë afruar portës në këmbë, nga ku edhe qëlluan. Policia gjeti 4 gëzhoja edhe në rrugë kryesore, jashtë oborrit, çka ka ngritur dyshime, se atentatorët duhet të kenë gjuajtur makinën në lëvizje. Pak pas ngjarjes, një “Volkswagen”, i cili rezulton i vjedhur më herët u gjet i shkrumbuar tek Lapidari i Tapizës. Brenda tij edhe tre kallshnikovë të djegur.

Tre autorët e atentatit
Dyshohet se autorët e atentatit kanë qenë 3 persona, të cilët i kanë zënë pritë Gentain Bejtjas në hyrje të banesës së tij, thonë burimet për gazetarin e Report Tv, Julian Shota. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi në drejtim të Gentian Bejtjas, sapo ai ka zbritur nga makina. 42-vjeçari ka qenë në makinë bashkë me familjen e tij. Gjatë paradites së sotme Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen. 

Digjet makina
Pas atentatit, në Tapizë te Lapidari rreth orës 00:40, është gjetur i djegur një automjet, dyshohet tip "Volkswagen", i cili rezulton i vjedhur dhe mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin. Brenda makinës së djegur krejtësisht janë gjetur tre kallashnikovë. Policia thotë se ka kryer kontrolle në 3 banesa e se ka shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja, ish punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Atentati ndaj familjes së Gentian Bejtjas në Krujë, kunati që mbeti i vdekur punonte shofer në Prokurorinë e Apelit

1688455799_ramazansino.jpg

Ramzan Sino, 29-vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, i cili mbeti viktimë nga atentati që u bë kundrejt këtij të fundit mesnatën e sotme në fshatin Larushk në Krujës, punonte si shofer pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Të plagosur nga atentati mbetën edhe 2 fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

Ora 13:16
Atentati në Krujë, hetimet: Autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Gentian Bejtjas, qëlluan kur daja e nipërit po zbrisnin nga makina

1688448917_cats.jpg

Zbulohen detaje të reja nga atentati i ndodhur pak pas mesnatës së të hënës në Krujë.

Burimet bëjnë me dije se autorët lanë makinën pak metra larg banesës, zbritën në këmbë dhe hapën zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina me femijët e mitur të Gentian Bejtjes.

Dëshmitarë kanë treguar se autorët kanë qëlluar edhe në rrugën kryesore, ku janë gjetur 4 gëzhoja. Gentjan Bejtja ka qenë në shtepi një natë më parë.

Po ashtu ka dyshime se autorët kane pasur dijeni për lëvizjet e tij. Dyshohet se Gentian Bejtja ka qenë në makine dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi. Po ashtu dyshimet janë që Bejtja që është shenjestra e atentatit ka kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi por i është refuzuar, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema. 

Ora 11:28
Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet në polici Durim Bami dhe Marklen Haka

 

Durim Bami, Marklen Haka dhe Valter Bami, janë shoqëruar në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe dy djemtë e tij të mitur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 30 gëzhoja. Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Tre të shoqëruarit njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën. Durim Bami nga Kruja është një emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Valter Bami është vëllai i Durim Bamit edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah. Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.

Ora 10:33
Atentati me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur në Krujë, policia: Kemi shoqëruar 3 persona

1688448680_page.jpg

Polica ka shoqëruar 3 persona për atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino e u plagosën dy nipat e tij të mitur, djemtë e Gentian Bejtjas, i cili ishte edhe shënjestër e atentatit. Policia thotë se ka kryer kontrolle në tre banesa dhe ka shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

‘Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).  Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.’- njofton policia.

Ora 09:58
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, u plagosën dy djemtë e tij! Njëri në gjendje të rëndë për jetën

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, përveç A.B, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i 42-vjeçarit. Sipas të njëjtave burime në urgjencë kanë mbërritur të plagosur 2 fëmijë, njëri prej tyre 13-vjeçari A.B, i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar. Ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ora 09:41
Vranë kunatin e Gentian Bejtjas dhe i plagosën të birin në Larushk të Krujës, dalin fotot nga makina e djegur e atentatorëve

1688456264_WhatsAppImage20230704at09.36.511.jpeg

Report Tv ka siguruar foton nga makina e djegur e atentatorëve që vranë Ramazan Sinon dhe plagosën A.B në Larushk të Krujës, ndërsa plumbave u shpëtoi shënjestra e atentatit Gentian Bejtja. Pas atentatit autorët dogjën makinën ne Tapizë pranë vendin të quajtur Lapidari, ndërsa brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë.

Ora 09:31
FOTO/ Atentati mafioz në Krujë, kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë

1688455799_ramazansino.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Ramazan Sinos, 29-vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga atentati që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushk në Krujë, i cili kishte shënjestër Gentian Bejtjan. I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i këtij të fundit A.B. Ramazan Sino është kunati i Gentain Bejtjas.

Ora 09:12
Atentati në Krujë, makina e vrasësve ishte e vjedhur, brenda saj gjenden 3 kallashnikovë

 

3 kallashnikovë janë gjetur brenda makinës e cila dyshohet se u përdor për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë. Viktimë mbeti kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij A.B. Makina tip Golf 5 pa targa me benzin gaz sipas burimeve rezulton e vjedhur. Makina është djegur totalisht dhe brenda saj janë gjetur 3 kallashnikovë.

Ora 07:48
Atentati me 1 të vrarë e 1 të plagosur në Krujë, autorët dyshohet se ishin 3! Familja e Gentian Bejtjas u qëllua sapo zbritën nga makina e po hynin në shtëpi

 

Gazetari i Report Tv Julian Shota ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij A.B. Sipas burimeve dyshohet se atyre u është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së tij, është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Gentian Bejtjas dhe familjes së tij. Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht, ndërsa ka mbetur viktimë kunati dhe i biri. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.

Ora 07:31
I shpëtoi 3 atentateve, Report Tv siguron pamjet nga banesa e Gentjan Bejtjas ku iu vra kunati e iu plagos i biri

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga banesa e Gentian Bejtjas, në oborrin e të cilës u vra me armë zjarri kunati i tij Ramazan Sino dhe mbeti i plagosur djali i tij A.B, 13-vjeç. Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.

Ora 06:59
I vranë kunatin e i plagosën djemtë, kush është Gentjan Bejtja, ish-polici që u hetua bashkë me Enver Stafukën si i përfshirë në vrasjen e kryekomisar Lamajt

 

Gentian Bejtja, të cilit në atentatin e orëve të para të ditës së sotme, iu vra vëllai i gruas Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Kjo ngjarje akoma nuk është zbardhur. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

42 vjeçari, u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

M.Q./M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • N.L: 05/07/2023 07:09

    Spaka naj info kush ja paska ba? Se zakonisht e gjeni direkt

    Përgjigju
  • Iris: 05/07/2023 03:04

    Kriminelet kete profesion zgjodhen,kete shperblim do te marrin,por me ben pershtypje se si gjykatat asnjehere nuk gjejne prova /te mjaftueshme/per t'i burgosur perjete keta gangstere kurse koleget e tyre ne /profesion/ ua gjejne aq shume prova /te mjaftueshme/, sa u bejne atentate!!

    Përgjigju
  • niku nikel: 04/07/2023 15:12

    Policia fushkrujes e ka menjen me mar lek per catija shpajve fukarejve se ka menjen te krimi . Jan be polict krejt me bizneze, lokale restorante botiqe lavanteri. Edi rama rregullo policin mos y mer me tallava

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2023 14:39

    Ku ka shkel ky qe ju kan qepur kaq keq.Mjer femijet e te pafajshmit.

    Përgjigju
    • Beni: 05/07/2023 01:39

      Femija eshte femije,nuk e dim as une as ti ca do behet,dhe nuk ka faj mos fol marrezira.

    • Tosi: 04/07/2023 16:18

      Ky ka ber vrasje me pages . Edhe femijet si ky do beheshin . Femijet e te forteve i ke nga 14-15 vjeca ngasin makina me arme si ndalojn policis. Nuk do i behen shkrimtar jo

  • Dhurata uruci: 04/07/2023 12:25

    Te hetohet mjekja ne shkoder Dhurata Uruci per Korrupsion dhe shperdorim detyre me kempet ,mjekja palaqo me dy fytyra me pasuri 900 miljon lek kesh ne shtepi , 3 makina e pasurine kolosale. SPAK dhe bkh te filloje hetimet.

    Përgjigju
    • AltinTop: 04/07/2023 18:23

      Ta paska ngul me cmime me fort se tjereve Dhurata…prandaj ankohesh me te njejtin koment ne cdo lajm.

    • bobi: 04/07/2023 13:45

      tpaska ngel mendja tek dhurata uruci. Pse sben kallezim vete ne spak apo sta mban b.... dhe rrin shkruan ketu!!! pffff

  • Alb: 04/07/2023 10:20

    Edhe demokraci edhe siguri ska.

    Përgjigju
    • Shkodrani-Belgjike: 04/07/2023 22:36

      Fjal me ven se lun topi po kujt ja thua. Rrespekt!

  • Ura e thive: 04/07/2023 09:24

    Tesh kan me ja gjet errfanen me e hjek po hyne ne rreth me te kuqe sado te kalojn koha.Po vrave kan me te vra e ka than POPULLI.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 04/07/2023 09:21

    Më vjen keq për ata të pafajshëm. Zoti e din sa krime ka ba aj kriminel. Kështu është kur ska shtet me kap kriminelat që jan ba me mijra tash 30 vjet, vrasin njani tjetrin. Në njanen ane mir ka than i gjati kryt hangshin, por po han kryt të pafajshmit. Me hanger kryt kush ban hallall u kjoft. Gjithçka dot lahet në këtë botë!

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2023 09:07

    Kete njeriun nuk e di sa i poshter eshte por dhe ata qe i bejne atentat me nje femije ne makine super plera jane vetem burra qe nuk jane , mund ti gjesh momentin kur te mos kete gra e femije dhe mbaro pune nese je burre

    Përgjigju
  • Ketu ska shtet: 04/07/2023 08:55

    Ky duhet te ishte ne burg perjet . Esht vrases me pages Shikoni cfar shtepie ka 300 mij euro shtepi . Ca ka punu ku i gjeti lekt ???

    Përgjigju
    • Tironsi: 04/07/2023 11:48

      PO EDI RAMA 5 MILION EURO SHPI, SALI BERISHA, SHKEZENI, CA SHPIE KANE KU I GJETEN LEKET....

  • Ushtaraku: 04/07/2023 07:45

    Gjynah femija dhe kunati . Duhet patjeter te kthehet zbori qe qitësit te ken me shume shenjester heren tjeter.

    Përgjigju
  • Shkodra: 04/07/2023 07:02

    Gjith keto atentate te deshtuara nuk po e hiqni qafe dot ket njeri te poshter

    Përgjigju
    • ENVER HOXHA: 04/07/2023 15:20

      KAM THEN PARA SE TE VDISJA: "10 VJET DO ME QANI, 10 VJET DO ME SHANI, GJITH JETEN DO ME KERKONI"

    • Artan: 04/07/2023 12:51

      Ti mir thu po femijet cfar faj kan ,ku je enver hoxha ishim rehat.

    • Beni: 04/07/2023 09:39

      Ca do lloj gjoje te kesh me tjetrin, a qellohet djali 13 vjec?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Serbi Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian

Serbi Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian