Atentati në Lezhë, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Ardian Nikulajt! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë

  

Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhës. Viktimë ka mbetur Nikolin Lekstakaj, i cili është qëlluar me armë teksa ka qenë duke dalë nga marketi.

Vrasja e tij dyshohet për hakmarrje nga fisi Nikulajt, pasi më 19 prill të këtij viti u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Vrasja e këtij të fundit dyshohet u porosit nga fisi Lekstakaj për shkak të një hasmërie të nisur shumë vite më parë.  

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. 

Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik. Zyrtarisht policia ende nuk ka dalë me një deklaratë. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Atentat në Balldren të Lezhës, vritet anëtari i fisit Lekstakaj, u qëllua teksa dilte nga marketi! Dyshohet për hakmarrjen e vrasjes së Ardian Nikulajt


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën, SHBA dhe Izraeli me ‘sytë’ nga Afrika për të zhvendosur palestinezët

Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën, SHBA dhe Izraeli me ‘sytë’ nga Afrika për të zhvendosur palestinezët