Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin me dy të vdekur në Lushnje. Gazetari i Report Tv tha se në atentat është përfshirë dhe një person i tretë, i cili ka njoftuar autorët. Përveç dy autorëve, të cilët kanë qëlluar ndaj viktimave, ka qenë dhe një i tretë në makinë, që ka pasur rol kyç në atentat.
Detajet e reja mbi atentatin, që tronditi qytetin e Lushnjes pak ditë më parë, u zbuluan pas takimit urgjent të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, me Policinë e Lushnjes, teksa urdhëruan këtë të fundit të zbardhë me urgjencë ngjarjen dhe të kapë autorët.
/Shqiptarja.com

Autorët e atentatit ishin Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, ndërsa viktima mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Mario Xhebexhiu. Policia i ka ndjekur autorët, por nuk ka arritur t’i arrestojë ato. Gazetari i Report Tv tha se autorët nuk janë larguar jashtë vendit, por vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, edhe pse ende nuk janë vënë në prangat e policisë.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com