Pas ngjarjes së rëndë të 30-qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, Policia ka vënë në pranga vëllain e autorit Nikolla Agolli, 22-vjeçarin Edison Agolli, i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22-vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon.
22 vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë.
Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e "vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.
Po ashtu, është arrestuar edhe 35-vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi një vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për "prodhim dhe shitje narkotikësh", ku Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg.
Komente











