Atentati në Shkodër, flet drejtori i Policisë Sulaj: Shënjestra është plagosur lehtë, çfarë dihet deri tani për ngjarjen

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj Selami Brahimit në lagjen "Xhabiej" në Shkodër. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

"Në orën 17:50 këtu në lagjen "Xhabiej" është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla", u shpreh drejtori Sulaj.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Atentat 60-vjeçarit në Shkodër, qëllohet teksa po futej në makinë! Mbetet i plagosur! Pamje nga vendi i ngjarjes (EMRI+FOTO)


B.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori