VIDEO/ Atentat 60-vjeçarit në Shkodër, qëllohet teksa po futej në makinë! Mbetet i plagosur! Pamje nga vendi i ngjarjes (EMRI+FOTO)

Shkodra është tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “10 Korriku”.

Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine në pronësi të shtetasit, Selami Brahimi, e cila ka qenë e parkuar. Në momentin që ai ka tentuar të hyjë në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë, ka mbetur i plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sa i përket shënjestrës, nuk rezulton të jetë person me precedent penalë, kësisoj nuk ka një pistë hetimi deri në këto momente mbi ngjarjen.

Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të një dyqani ku është filmuar momenti kur është qëlluar me armë, pamje të cilat tregojnë frikën e kalimtarëve të rastit, ndërsa dy persona janë futur me vrap në dyqan të tmerruar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
FOTO/ Kush është 60-vjeçari që u shpëtoi atentatit në Shkodër

1707425127_shkoder.png

Report Tv ka siguruar foton e Selami Brahimit, 60-vjeçarit i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në lagjen ’10 korriku’.

Raportohet se 60-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët e të shtënave me armë.

Ora 20:24
Atentati në Shkodër, flet drejtori i Policisë Sulaj: Shënjestra është plagosur lehtë, çfarë dihet deri tani për ngjarjen

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj Selami Brahimit në lagjen "Xhabiej" në Shkodër. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

"Në orën 17:50 këtu në lagjen "Xhabiej" është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla", u shpreh drejtori Sulaj.

Ora 18:40
VIDEOLAJM/ Të shtënat drejt makinës në Shkodër, njerëzit futen me vrap në dyqan të tmerruar, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të një dyqani është filmuar momenti kur është qëlluar me armë drejt makinës në pronësi të Selami Brahimit në lagjen “10 Korriku" në Shkodër. Siç shihet në pamjet e kamerave të brendshme të dyqanit që siguron gazetari i Report TV Ergys Kavaja në momentin e të shtënave me armë dy persona janë futur me vrap në dyqan të tmerruar.

Ora 18:22
Plumba drejt makinës në Shkodër, Report Tv sjell pamjet! Del emri i pronarit

Selami Brahimi është pronari i makinës “Citroen” ndaj të cilës është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në hyrje të Shkodrës. Report Tv sjell dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, përmes të cilave vihet re që xhamat e makinës janë sheshuar nga plumbat.

 

B.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selami: 10/02/2024 01:21

    E mor sel ike edhe ti njaq e pate pata qef me e dit ku je tu kerku azil

    Përgjigju
  • Xxx: 09/02/2024 07:33

    Ky asht shoku i ngushte i padrinos se Kirasit !

    Përgjigju
  • Shkodra: 09/02/2024 03:08

    Po me Selen qa paten au murr vesht hala

    Përgjigju
  • Xhabije: 09/02/2024 00:54

    Djal i mir dhe besimtar ka ken. Edhe trim boll....

    Përgjigju
    • Per xhabijen: 09/02/2024 10:30

      Kur ka ken trim Sela se nuk me kujtohet Kurva sokolit ashT

  • Shoku i ngushte: 09/02/2024 00:26

    Ky eshte shoku i ngushte i sokol L.

    Përgjigju
    • Shoku: 09/02/2024 08:37

      Me vazhdu kshu me shoke te ngusht kjo pune sdihet ku mbaron

  • Emi: 09/02/2024 00:25

    Sigurija oooooo Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/02/2024 23:44

    Pse nuk e arrestoni denisin apo pritni me vra njerz tjer ? Dihet kush e kercenon vazhdimisht ket

    Përgjigju
    • O muhamed: 09/02/2024 11:05

      Ma mire me arrestu vllane tand si thu ti baballek

    • O pam: 09/02/2024 09:32

      Denis vaso qe esht ne kerkim , ai e gjujti

    • Pam: 09/02/2024 08:56

      Po Denisi kush eshte

  • kiraskiras: 08/02/2024 21:24

    Edhe te birin ja pat kercnu ai qe asht ne burg....

    Përgjigju
    • O muhamut: 11/02/2024 11:21

      PASKA KEN TUB KAPLLANI MAJ MOLLE MOS JU MET NE QAFE NJERZVE KOT

  • Dobraqi: 08/02/2024 19:57

    Sel maj moll pa me ty cpaten hahahahha

    Përgjigju
    • Ju te dobracit e keni gjujt: 08/02/2024 21:47

      Sela sikur u ba besimtar ca i duhen bastet

    • Hugo: 08/02/2024 21:08

      Denis qa ban kshu

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë