Atentati në Shkodër/ Viktima Ramazan Mataj u qëllua nga vetëm 1 autor, 14 plumba në trup! Pistë hetimi, ngacmimet ndaj vajzave në rrjete sociale

Detaje të reja zbardhen për vrasjen e Ramazan Matajt gjatw orwve tw natws mes 4 - 5 janarit 2025, në Postribë të Shkodrës. Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave në vendin e ngjarjes, ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës. Siç duket, është siguruar për vrasjen e tij, ndërsa hetuesit kanë gjetur 14 gëzhoja në vendngjarje, plumbat e së cilave e kapur thuaje në të gjithe trupin.

Pista kryesore ku hetimet janë përqendruar është ajo e konflikteve personale. Ramazan Mataj dyshohet se ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori për të cilat mund të kenë krijuar konflikte.

Aparati celular i të riut është dërguar në laborator për t'u hapur dhe kjo është shpresa kryesore e hetuesve për të shkuar drejt një identifikimi të autorit apo autorëve të dyshuar.

Të gjithë familjarët janë marrë në pyetje dhe asnjë çështje me interes për hetimin nuk kanë dhënë.

33-vjeçari nuk kishte prcedent, por as lidhje dhe miqësi me anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale të Shkodrës. Është bërë kontroll me qen në vendin e ngjarjes, por asgjë nuk ka zbuluar për drejtimin e autorëve, pasi nga aty ka disa drejtime rrugësh për t'u larguat. Përveç pistës së problemeve personale, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë, por deri tani nuk ka ndonjë provë.

Lajmi ne perditesim...

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/01/2025 02:19

    Ngacmim i vajzave ne rrjetet sociale nuk duket si justifikim bindes per te ngrene 14 plumba.E shumta mund te hante ndonje dru,ose dhe ndonje thike,apo plumb/qorr/! Duhet te kete dicka me teper ne te kaluaren e tij,ose te vellait.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Ka prova për faturën e Belind Këlliçit për foton me Trump, do ketë kallëzim në vijim!

Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Ka prova për faturën e Belind Këlliçit për foton me Trump, do ketë kallëzim në vijim!