Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon për dy ngjarjet e kësaj mbrëmjeje, që tronditën Tiranën, ku kunati vrau kunatën në Bathore, dhe Preng Gjinit iu bë atentat me tritol dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ai thotë se qeverisja ka degraduar në deklarata, ndërsa rendi dhe siguria janë përtokë.

“Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!Vrasje, larje hesapesh, drogë, trafiqe, korrupsion endemik, rendi dhe siguria përtokë, qeverisja ka degraduar nê deklarata! Qeveria përkëdhel bandat dhe kamxhikon varfanjakët! Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një vend të pasigurt për të jetuar!”, shkruan Salianji.