Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema siguron foto pak momente pas vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes.
Eduard Reçi është duke ecur bie direkt në tokë pas vetëm një të shtëne. Për këtë hetuesit kanë dyshime se autori të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë,
Deri tani nuk ka asnjë shenjë të tij dhe grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë.
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron momentin kur Eduard Reçi ka rënë në tokë i plagosur rëndë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital sot në mëngjes.
Lajmi kryesor: