Në lagjen ’28Nëntori” në Vlorë ku u ekzekutua Laertjad Kekaj ka shumë kamera sigurie dhe policia tashmë ka nisur punën për sekuestrimin e pamjeve të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së atentatit të ndodhur mbrëmjen e 9 shtatorit por dhe të autorëve.
Një video që po qarkullon me shpejtësi mendohet se do i vijë në ndihmë grupit hetimor për të zbardhur vrasjen.
Në pamjet e videos të siguruar edhe nga Report Tv shfaqen 3 persona të cilët largohen me vrap për shkak të të shtënave. Ata mund të jenë qytetarë të thjeshtë. Një i katërt, i cili besohet se është Laertjad Kekaj i plagosur, vrapon për t’u shpëtuar plumbave. Disa sekonda më vonë në video shfaqet një “Audi” me ngjyrë gri, i cili lëviz me shpejtësi në drejtimin që vrapon i plagosuri.
Disa momente më vonë, e njëjta makinë bën kthim mbrapa indietro. Këtu mendohet se e kanë riqëlluar. Disa sekonda më pas niset në të njëjtin drejtim nga u larguan personat me vrap.
Videoja në monitor ka datën 9 shtator 2023
Çfarë dimë nga atentati deri tani?
Atentati ndodhi rreth orës 21:50 minuta. Plumbat që janë qëlluar fillimisht nga “Audi ë” pranë bibliotekës “Shefqet Musarai” në Vlorë e kanë plagosur duke e rrëzuar nga motori.
Laertjad Kekaj ka ecur rreth 100-150 metra deri tek Kisha Ortodokse, por është ndjekur nga autorët. Njëri prej tyre, mendohet se personi që ka qenë në sediljen e parë të Audit, ka zbritur dhe e ka ndjekur deri në afërsi të furrës së bukës dhe e ka qëlluar sërish pranë një furre buke, për t’u siguruar që 41-vjeçari të vdiste.
Ekspertët mjeko ligjorë thanë se 6 plumba kanë përshkuar trupin e Kekës, pjesa më e madhe në kokë.
Askush nuk është i dyshuar deri më tani. Policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, pjesa më e madhe e tyre dëshmitarë në vendin e ngjarjes, por burime pranë bluve bëjnë me dije se deklarimet e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit për zbardhjen e identitetit të autorëve. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 28 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete, plumbat e 6 prej të cilëve e kapën në kokë dhe trup, të cilët rezultuan fatal.
-
Ore ermal ku i ke policat qe mbeten duke u hapur neper qytet me radio ne brez e me marsupa ne krah, i treti atentat ne ate rruge, dhe ta mendosh qe ne kryqezim rrin policat duke pir na nje got nga mengjezi ne darke. Ku e keni operacionalen e famshme apo kishte pune te tjera miu duke ber parade neper bulevard
Përgjigju -
He mo ermal kapi tani vrasesit se na shqeve tv me ato ‘bomba me telekomanfe”
Përgjigju -
Po vrave do vritesh. Nje llum me pak
Përgjigju -
Ca behet kshu ne vlor para 1 muaj policia parandaloi 2 atentat dje u vra ky, a kan lidhje ngjarjet me njera tjetren
Përgjigju -
Bravo policia si gjithmone vazhdon e mbledh gezhojat
Përgjigju-
Bravo policia si gjithmon ne drejtim te pa ditur o minister po zbardhe nje vrasje se i ke rugve te gjithe bandat ne vlore
-
Jo vetem i mbledh, por edhe i numeron.
-










Komente
Komento