TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, të bërë ditën e sotme në ambientet e bashkisë së Lushnjes. PD deklaron se ngjarja e ndodhur sot është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama, ndërsa shpehet se atentati ka ardhur si pasojë e prishjeve të pazareve të drogës mes Tushes dhe shoferit
"Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bashkinë e Lushnjës është pasqyra e vërtetë e drejtimit të vendit nga Edi Rama në çdo nivel, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.
Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni.
Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, është tregues i degradimit të shtetit të ndërtuar prej Edi Ramës, si dhe një fakt më shumë se njerëzit me të cilët ai përfaqësohet, ble vota dhe mban pushtetin janë llumi i shoqërisë.
Për Partinë Demokratike ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo krizë përfaqësimi. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, të cilat do të largojnë nga drejtimi i vendit kryeministrin me rekordet më të zeza të lidhjeve me krimin dhe korrupsionit dhe për t’u dhënë qytetarëve një qeveri që punon për mirëqenien dhe sigurinë e tyre", shprehet PD.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.5%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi
23 Shkurt, 17:46
-
Mero Baze: Berisha si këshilltar i LaCivita-s 'kryeministër'
22 Shkurt, 21:30
-
Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni i bëhet ‘pullë poste’ Berishës edhe në Parma! Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal (VIDEO)
22 Shkurt, 17:07
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?
21 Shkurt, 21:55
-
Haklaj: Primaret në PD të sajuara, luftohet vetëm për 16 vende! Berishës nuk i hiqet ‘non grata’, po gënjen! Sorosin e solli ai, hoqi dhe embargon e naftës serbe
21 Shkurt, 19:16
-
Projekti turistik i Portit të Durrësit/ Kushtetuesja rrëzon sërish PD: Nuk cenohet liria ekonomike, shteti aksioner me 33%
21 Shkurt, 18:22
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës! Kreu i PD-së ironi me 'Djathtas 1912': Ka parti Alibeaj? Idrizi, aleat i çmuar
21 Shkurt, 14:09
-
Sinamati jashtë garës se publikoi komente kundër partisë, debate në mbledhjen e Kryesisë së PD-së! Akuza ndaj Nokës dhe Vokshit: Do ktheheni në 'kufoma politike'
21 Shkurt, 12:40
-
Mero Baze: Primaret e PD, si nekrologji e 11 majit
20 Shkurt, 21:15
-
Agron Duka kundër Berishës: Jo shkrirjes së SPAK! Rama ka të drejtë, Prokuroria në zgjedhje mos të merret me çështje ordinere, por të godasë lidhjet e krimit me politikën
20 Shkurt, 18:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
20 Shkurt, 15:37
Edhe sot me kete gjuhe Ju??. Megjithate Gezuar Vitin e Ri
PërgjigjuAkoma me paragjykime
PërgjigjuPo ku kane pasur fushate dhe blerje votash se vet kane votuar dhe vete kane numruar o shpifsa ku ka pazare ketu? Po ju jeni mesuar gjithnje me blerje vjedhje votash dhe santazhe o parti shpifse dhe kriminale.
PërgjigjuTurpi ii PD deri sa te shkrihet si parti nuk do ndaloj.Po te kishit fakte te tilla pse nuk bete padi penale apo vreri nuk pushon.Sherim kryebashkiakut Tushe dhe te zgjidhet ceshtja deri ne fund nga prokuroria dhe personi qe sulmoi te mbaj pergjegjesi
Përgjigju