Dyshohet se i kishte para borxh/ Ish-shoferi i hedh granatë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes! Plagoset Fatos Tushe dhe sekretarja (VIDEO)

LUSHNJE- Atmosfera festive në Lushnje, pak orë para ndërrimit të viteve është përzier mëngjesin e sotëm me një ngjarje që ka tronditur qytetin. Teksa ishte bërë gati të niste ditën me një konferencë për mediat për bilancet e vitit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i është bërë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore. Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Tushe dhe Qalliu janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa më pas kryebashkiaku ka lënë spitalin ndërsa sekretarja e tij e cila ka marrë dëmtime më të rënda, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ka nisur fillimisht një debat mes Tushes dhe Saraçit, ndërsa më pas ky i fundit ka hedhur edhe granatën, për t'u larguar më pas me shpejtësi. Dyshohet se në momentin e largimit, Saraçi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë, ndërkohë që forca të shumta policie po punojnë për kapjen e tij.

Autori Gëzim Saraçi

Saraçi ishte pushuar nga puna, ndërkohë mosmarrëveshjet mes dy palëve përtej postit, dyshohet se janë bërë shkak i konfliktit dhe tashmë është një nga pistat e hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se deri më tani si pistë kryesore hetimi është pikërisht një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi, ndërsa përgjatë pesë viteve të fundit Saraçi ishte hequr disa herë nga puna nga kryebashkiaku Tushe deri në vitin 2016 kur sipas shkresave është regjistruar edhe largimi i fundit zyrtar. Ata shiheshin herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe jashtë ambientit të punës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Deri më tani janë shoqëruar një numër i madh personash të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. 

Policia sot te Bashkia e Lushnjes dhe me rreth të kuq ambientit ku ndodhi shpërthimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Lokalizohet autori i plagosjes së kryebashkiakut të Lushnjes, 1 milionë lekë shpërblim për qytetarët që japin informacion

Policia e Shtetit ka publikuar foton e Gëzim Saraçit, i shpallur në kërkim, personi që hodhi granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe duke e lënë të plagosur së bashku me sekretaren. Forcat e Policisë, RENEA, FNSH dhe shërbimet e komisariateve të Lushnjes dhe Fierit, e kanë lokalizuar dhe dyshohet se fshihet në territorin e qarkut të Beratit. Policia ka vënë në dispozicion të çdo qytetari që jep informacion 1 milionë lekë të rinj.

Gazetari Arsen Rusta raporton se ai fshihet në një zonë mes Dumresë dhe Lushnjes, ndërsa ka dyshime që të jetë i armatosur. Gjatë operacionit për kapjen e tij ka mbetur i lënduar edhe një efektiv i forcave RENEA, por jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.

Ora 15:35
FOTO/ Kjo është shtëpia e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, që u sulmua me granatë nga shoferi

1577803074_shtepiaetushes1.jpg

Report Tv ka siguruar foto nga shtëpia e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i cili u sulmua sot me granatë në zyën e tij, nga ish-shoferi Gëzim Saraçi.

1577803056_shtepiaetushes2.jpg

Ora 13:10
Hetimet për atentatin ndaj kryebashkiakut Fatos Tushe/ Ekspertët mbërrijnë në Bashkinë e Lushnjes (VIDEO)

Ekspertët hetimorë kanë mbërritur në Lushnje, për të mbledhur provat hetimore lidhur me ngjarjen që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm, pas atentatit që iu bë kryebashkiakut Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu.

Ora 13:02
Kryebashkiaku i Lushnjes lë spitalin, largohet bashkë me familjarët

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka lënë spitalin dhe është larguar së bashku me familjarët e tij. Ai nuk ka rrezik për jetën. Ndërsa sekretarja e tij Erisa Qalliu vijon të mbetet në spital.

Ora 12:45
Zv. drejtori i Spitalit të Traumës: Fatos Tushe mori një cifël në gjoks nga shpërthimi i granatës, është jashtë rrezikut për jetën (VIDEO)

Zv. drejtori i Spitalit të Traumës Vilson Ruci ka deklaruar se kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu janë jashtë rrezikut për jetën. Ai tha se Tushe ka marrë vetëm një cifël një pjesën e goksit e cila është hequr në Spitalin e Lushnjes.

"Ajo është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës. Është jashtë rrezikut për jetën por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm. Stafet tona janë të pajisur me mjetet e duhura. Tushe ka marrë një cifël në pjesën e gjoksit, e cila është hequr në spitalin e Lushnjes. Është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua", tha ai.

Ora 12:35
Dyshohet se kryebashkiaku i kishte para borxh ish-shoferit/ Dëshmitarët: Para shpërthimit u konfliktuan për para

1577792293_fatostushe.jpg

Vijojnë hetimet për ngjarjen që tronditi Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku u plagosën pas një atentati me granatë kryebashkiaku i Lushnjes dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se persona që kanë dëgjuar debatin mes tyre, kanë thënë se ata janë konfliktuar për para. Nga ana e policisë konfirmohet se shkaku i mosmarrëveshjes është bërë një borxh i pashlyer që kryebashkiaku Tushe i kishte shoferit Gëzim Saraçi.

Ndërkohë mësohet se është hetuar më herët për disa konflikte të tjera. Kontrolle të shumta janë bërë në Karbunarë të Lushnjes si dhe në banesa të të afërmve të Saraçit.

Ora 12:27
VIDEO- Nën masa të shumta sigurie, momenti kur kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe mbërrin tek Spitali i Traumës

Nën masa të shumta sigurie dhe në një kontroll të lartë mjekësor, kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai është dërguar me urgjencë në ambientet e spitalit ku do t'i nënshtrohet një trajtimi më të specializuar mjekësor.

1577791598_fatostushenespital.jpg

Ora 11:54
Plagosja e kryebashkiakut të Lushnjes dhe sekretares së tij/ Qeveria 'zbarkon' tek Trauma (VIDEO)

Në spitalin e Traumës në Tiranë kanë mbërritur edhe figura të mazhorancës të cilët kanë vizituar kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretaren Erisa Qalliu të cilët mbeten të plagosur nga një atentat që iu bë mëngjesin e sotëm në zyrë nga ish-shoferi Gëzim Saraçi. Tek spitali i Traumës kanë mbërritur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zv. kryeministri Erion Braçe, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, minitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, si dhe disa disa figura të tjera politike.

Ora 11:49
Manastirliu viziton në spital sekretaren e kryebashkiakut të Lushnjes: Është jashtë rrezikut, po mbahet në vëzhgim nga mjekët

1577789498_mnanasterliufoto.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur në Spitalin e Traumës ku ka vizituar sekretaren e kryebashkiakut të Lushnjes, Erisa Qalliu e cila mbeti e plagosur pas atentatit të bërë në ambientet e bashkisë. Ajo tha se Qalliu është jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në vëzhgim nga mjekët.

"Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.

Ora 11:34
FOTO/ Kjo është sekretarja e kryebashkiakut të Lushnjes, u plagos pas atentatit nga ish-shoferi

1577788474_erisa.jpg

Report Tv siguron foton e Erisa Qalliut, sekretares së kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushes, e cila mbeti e plagosur nga atentati që iu bë këtij të fundit nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi.

Ora 10:56
Atentati/ Njihet si përdorues droge, shoferi i Fatos Tushes u pushua nga puna 5 vite më parë! Ku janë përqendruar hetimet

1577786254_policia.jpg

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. Gazetari Elton Qyno raporton se autori Gëzim Sarai nga Karbunara e Lushnjes, është shkarkuar 5 vite më parë nga Tushe. Saraçi njihet në Lushnje si përdorues droge. Motivet e këtij krimi dyshohet se lidhen me mosmarrëveshje që kryebashkiaku Tushe ka pasur me shoferin, jashtë postit të tij, që tashmë do bëhen objekt hetimi lidhur me këtë ngjarje.

Ora 10:33
Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe/ Policia jep detajet: Autori hodhi granatë dhe iku menjëherë...

Pas atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ka reaguar edhe policia e shtetit. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit nga forcat RENEA dhe FNSH.

"Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier,  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.

1577781348_fatostushe.jpg

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe
Ora 10:26
Ish-shoferi i hedh granatë kryebashkiakut të Lushnjes, plagoset dhe sekretarja! Nisen me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

Personi i dyshuar si atentator që ka hedhur granatën në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe është Gëzim Saraçi. Dyshohet se shkak për konfliktin e tyre është bërë heqja nga puna e Saraçit. Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur edhe sekretarja Erisa Qalliu e cila është në gjendje më të rëndë shëndetësore e cila është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 01/01/2020 12:33

    Ky eshte kulmi i besimit ne forme Shqiptare. Kryebashkiaku i zhytur ne borgje shfrytezon njerezit e rrethit per avancime materiale e ne fund shpallet viktime. Turp, ketij legeni duhet futur nje kunje nga mbrapa qe te mos harroje sjelljet kriminale duke luajtur me njerez e familje. Neve jemi popull me plot cudira, nuk me hyn ne koke qe ne mesin tone kemi aq njerez Bacila qe me sjelljet e tyre infektojne tere shoqerine duke sjellur probleme te shumta. Njerez te tille meritojne nje proces te shkurtuar, mos ta theme ne menyre te vrazhdte.

    Përgjigju
  • Loni: 31/12/2019 21:12

    Habitem vetem me faktin se ate do e bejne hero edhe ai tjetri do denohet me te perjetshem sepse neper Palo portals del drogaxhi Kumarxhi edhe I degjeneruar... Por kush na qeveris edhe pse I ka leke borxh zoterise do merret ndonjehere per baze!? Sepse SPAK- erat she drejtesia do Jen selektive si gjithmone kush ska mbeshtetje politike e ha derrin! Me vjen keq per ate zoterin ne kerkim qe edhe leke borxh burri huj edhe 1 milion Halle nga mbrapa!

    Përgjigju
  • Elvis: 31/12/2019 20:43

    Rilindja ne progres te vazhdueshem diskretitues! Gezuar 2020. Fat e mbaresi.

    Përgjigju
  • Ohh: 31/12/2019 17:58

    Tusha e ka mush kupen qe mesus be ballagat e boni Gezimi me shkoke kryetar bashkije ika dhe lek borxh e bo dhe krashillik e paska bo hallall sipaska faj saraci

    Përgjigju
  • Qytetari: 31/12/2019 17:19

    Ah moj Shqiperia ime ku je katandisur Kryetari i ka lek borxh shoferit

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/12/2019 16:52

    Hahahahaha bajgëri plerllek maskarsllek egersirllek.. mendime e vepra egersirash. Si mund te futemi në Europë me te tilla primitivizma? Eshte tragjikomike, për tu bere roman! Hahahahahaha, shqiptari neandertal!

    Përgjigju
  • Pyka: 31/12/2019 16:32

    Zbatimi i ligjeve me dy standarte,këtu të çojnë!E kam thënë disa herë,që administrata në rrethe është jashtë kontrollit!Korrupsion dëshpërues!Institucionet e dobëta të shtetit nuk ekzistojnë!Megjithatë,kjo nuk e përligj ngjarjen......

    Përgjigju
  • Qazim Mulleti: 31/12/2019 15:59

    Kryebashkiak me borxhe. Nje arsye me teper per te vjedhur sa me fort.

    Përgjigju
  • Agjenti: 31/12/2019 15:55

    Koka si vic

    Përgjigju
  • Riflo: 31/12/2019 15:41

    Ore si nuk vdesin keta hajduta mer ja qr, as bomba nuk i kap.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 31/12/2019 13:54

    E paska ndezuar Ushnja per 31ishin . Flake

    Përgjigju
  • shqip: 31/12/2019 13:10

    kto sjane krybashkiake por kryhajdute

    Përgjigju
  • tirana: 31/12/2019 12:42

    krybashkiak Pazaresh, si qeverija jone e famshme!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës