20 vjet burg secili për dy autorët që tentuan të vrisnin për hakmarrje Agron Hoxhën. Me kërkesë të prokurorisë Fier, ata janë shpallur fajtorë për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Hetimet provuan se në dhjetor të vitit 2019 në Dukas-Breg të Patosit, V.D., (alias L) bashkëpunoi me A.G., për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij. Asokohe, Hoxha sapo kishte dalë nga burgu.
Ata qëlluan në drejtim të Hoxhës, por i shkaktuan vetëm plagosje në krahun e majtë.
Lajmi në përditësim...
Komente











