Atentati te Komuna e Parisit, policia
dekonspiron turistin që filmoi autorët

Atentati te Komuna e Parisit, policia<br />dekonspiron turistin që filmoi autorët
Policia e Tiranës teksa ka shpërndarë videon e plotë të atentatit ndaj Lorenc Hoxhës tre net më parë në Tiranë dhe arrestimit të të dyshuarve në hotelet e Vlorës, ka dekonspiruar dhe personin që ndihmoi policinë të identifikojë automjetin e krimit që në momentin e parë.

Duke vepruar o nga nxitimi pa dashur të mendohet nga një veprim i qëllimshëm policia mbulon fytyrat dhe targën e të përfshirëve në atentat por harron të fsheh pamjen e automjetit i cili ndodhet pas atentatorëve dhe që filmoi gjithçka ndodhi duke hedhur dritë për krimin.

Pamjet e filmuara nga turisti gjerman janë këto në të majtë të ekranit ndërsa të filmuara nga kamerat publike që fatmirësisht ishin në punë janë në të djathtë të ekranit.

Ajo çka hedh dyshime mbi veprimet e policisë së Tiranës është fakti se si kjo polici prej tre ditësh nuk shpërndau asnjë pamje asnjë emër dhe asnjë foto të personave në kërkim duke i lënë ata të lirë të udhëtonin nga Tirana në hotelet me pushues të Vlorës por pasi i arreston dekonspiron dhe makinën e turistit që ndihmoi policinë.

ReportTv ka mësuar se me kërkesë të kreut të policisë së shtetit z.Haki Cako është urdhëruar nisja e hetimeve për këtë rast të paprecedente dhe për dyshimet se sit ë rinjtë u larguan nga Tirana kur ishin ngritur 25 postblloqe.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se të rinjtë janë ndihmuar fillimisht për të fshehur armën e më pas për tu larguar nga Tirana.

Por cilët janë të arrestuarit. Mes tyre janë Dejvis Rrustemaj me precedent penal dhe pak muaj më parë i ka shpëtuar një atentatit për vrasjen e tij në Tiranë dhe Klajdi Kodra shok i tij që po ashtu ka lënë qelitë e burgut vetëm pak kohë më parë për krime që lidhen me plagosje dhe armëmbajtje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'

Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'