Atentati te Kthesa e Rinasit/ Kush është Rrahim Dedja, që vëllai i viktimës tha se i kishte 1 mln euro borxh, në 2021 u përgjua teksa korruptonte prokurorin për të liruar të vëllanë

Atentati te Kthesa e Rinasit/ Kush është Rrahim Dedja, që vëllai i viktimës tha se i kishte 1 mln euro borxh, në 2021 u përgjua teksa korruptonte prokurorin për të liruar të vëllanë

1649169449_20220404211602.jpg

Report Tv ka mësuar se personi për të cilin vëllai i Iljaz Çalit, Zeqir Çali ka rrëfyer si i ka borxh një shumë prej 1 milion euro është Rrahim Dedja. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Kjo pasi në korrik të 2021, ai ka blerë prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi i cili pas skandalit u pezullua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nga sa mësohet, Rrahim Dedja i ka dhënë 2 mijë euro ryshfet prokurorit për të liruar vëllanë e tij, Ramadan Dedja. Rrahim Dedja në 21 nëntor 2019 ka ndërhyre te sekseri Isuf Gega që të ndërhynte te prokurori Karriqi për të lehtësuar masën.

Përgjimet në 2021
Në datën 29.11.2019 Dritan Dedja bisedon në telefon me shtetasin Rrahim Dedja të cilit i thotë se “të hënën do ia çojmë, përderisa i ka kërkuar të hënën, të martën mund t’i qisi ata”…, “thashë të hënën, do i çojmë, me i çu lekët”… “t’i mbledhim ata të tjerët”.

Shtetasi Rrahim Dedja i komunikon se lekët janë gati dhe se lekët nuk janë duke i mbajtur. Sipas kalendarit, dita e hënë përkon me datën 02.12.2019. Në datën 02.12.2019, Dritan Dedja ka shkuar në Kavajë dhe është takuar me Isuf Gegën.

Në datën 02.12.2019, ora 11:50 Dritan Dedja është takuar në Kavajë dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën. më pas Isuf Gega ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në orën 12:10 në një tjetër lokal dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me prokurorin Edmond Kariqi. Pas rreth 10 minutash në lokalin e mësipërm ka shkuar edhe vetë Dritan Dedja, i cili është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën dhe Edmond Kariqin, të cilët qëndrojnë së bashku rreth 20 minuta, ku biseda është koj:

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.

Rr.Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato

Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?

D.Dedja: Krejt, krejt.

Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.

D.Dedja: T’gjitha, hajt.


Lajmi kryesor:

Atentati te Kthesa e Rinasit/ Zbardhet itinerari i Iljaz Çalit para se të ekzekutohej, u vra me 1 plumb! Borxhliu: I kam 350 mijë €, jo 1 mln euro, s’jam autori


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?