DURRES- Vrasja dje të “Shkembi i Kavajës” i 33 vjecarit Ervis Dedaj mund të ketë lidhje me vrasjen pak ditë më parë në Durrës të shtetasit kosovar Skëndër Spahia. Burime të sigurta policore pohuan për TVA1-Report faktin e bujshëm. Policia mbështet lidhjen mes dy vrasjeve që kanë tronditur qytetin bregdetar ditët e fundit nga automjeti i vrarësve i cili pas krimit u gjet dje i djegur dhe i braktisur , vetëm dy km larg vendin të ngjarjes. Një tjetër motiv që shtyn policinë në lidhje me këto dy vrasje është dhe zona e njëjtë ku kanë ndodhur dy krimet njëpasnjëshme te “Shkëmbi i Kavajës” “ Nga verifikimet rezultoi se automjeti është vjedhur në Kosovë” pohuan burimet, duke shtuar se kjo është një nga pistat e mundshme të hetimit, ndërsa po punohet dhe në disa pista të tjera. Të njëjtat burime pohuan gjithashtu se janë ngritur disa grupe hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dje të “Shkëmbi i kavajës” “Janë shoqëruar disa persona që mund të kene dijeni për vrasjen, ose dëshmitarë okularë dhe më pas u lanë të lirë. Për disa të tjerë verifikimet vazhdojnë” -pohuan të njëjtat burime.
VRASJA E ERVIS DEDAJ
Ervis Dedaj, 33-vjeçari që njihet nga policia e Kavajës si person me precedentë penalë, kryesisht në trafikun e drogës dhe i kërkuar nga zyra e Interpolit, është qëlluar dje me disa plumba duke mbetur i vdekur brenda automjetit të tij tip BMË. Kavajsi për t’i shpëtuar syrit të policisë por edhe personave, kundërshtarë të tij, kohët e fundit kishte zgjedhur të jetonte në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, ku dhe kishte blerë një apartament në një nga pallatet e zonës. Sipas burimeve pranë policisë dhe prokurorisë së Durrësit, 33-vjeçari gjatë momentit të vrasjes ka qënë duke udhëtuar në drejtim të banesës së tij, por teksa ndodhej brenda në automjet pranë tij është afruar një makinë tjetër prej nga janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Plumbat e nxjerë, kanë depërtuar në xhamat e BMË duke i marrë jetën 33-vjeçarit Ervis Dedaj.
VRASJA E KOSOVARIT SKËNDER SPAHIA
Kosovari 44 vjecar Skënder Spahia u vra me 4 plumba një javë më parë po te zona e “Shkëmbit të Kavajës” teksa dilte nga vetura pas nje darke familjare ne periferi te Durresit. Ai kishte nje apartament ne plazh qe e perdorte ne vere, kurse pjesen tjeter te vitit e kalonte ne Kosove dhe shtete te tjera.
Nga të dhënat e para mendohet se 2 persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Skënder Spahia në momentin kur 44 vjeçari po zbriste nga makina për të shkuar në pallatin ku qëndronte. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com