Atentati? Tom Doshi dorëzon
kërkesën: Hetim ndërkombëta

Atentati? Tom Doshi dorëzon<br />kërkesën: Hetim ndërkombëta
TIRANE - Deputeti i perjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi është thirrur për herë të tretë ne prokurori për të dëshmuar ne lidhje me hetimet e nisura pas deklaratave qe beri publikisht se ndaj tij kishte urdheruar atentat Ilir Meta. Kjo thirrje vjen një ditë pasi në organin e akuzës ka dëshmuar dhe Fatjon Skënderi per te cilin Doshi thote se ishte ndermjetesi qe gjeti vrasesin me pagese, edhe pse ky pretendim u rrezua nga Skenderi.

​Doshi u paraqit në prokurori rreth orës 10:30, ndërsa ka dëshmuar për 80 minuta. Burime për A1 Report thanë se deputeti i Shkodrës dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kërkesën që çështja e tij të hetohet nga prokurorë ndërkombëtarë.

Tom Doshi ka pretenduar se me porosi të Fajton Skënderit, Durim Bamit i ishin ofruar 500 mijë euro për vrasjen. Sipas Doshit, Durim Bamit i ishin ofruar edhe 100 mijë euro për ekzekutimin e deputetit të PD, Mëhill Fufi. Ndërkaq pas arrestimit, Durim Bami mohoi të kishte marrë ndonjë porosi për kryerjen e vrasjeve. 

Spartak Braho

Braho në një deklaratë për mediat ka thënë se ai ka pasur dijeni për këtë çështje por jo në versionin e paraqitur nga Doshi. Sipas tij urdhrin për vrasjen e Doshit dhe të Mhill Fufit e ka dhënë Agim Rama kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kjo kishte qenë deklarata e parë e Doshit teksa kishte treguar për atentatin që ishte kryer ndaj tij.

Doshi ne Fb: I vendosur t'i shkoj deri ne fund zbardhjes se historise, porositesi eshte Meta
Ndërkohë në rrjetin social Facebook deputeti Doshi shkruan: "Te dashur qytetare , Pavaresisht atyre qe do nxjerrin Iliri me Spartakun,nje gje j'u garantoj, qe kjo ngjarje nuk eshte sajese dhe porositesi eshte Ilir Meta. Zbardhjen e kesaj ceshtje do ta bej un bashke me ndihmen tuaj. Jam i vendosur t'i shkoj deri ne fund !"


Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur