Atentati, xhami i blinduar i Golfit
shpëtoi Florenc Çapjan nga vrasja

Atentati, xhami i blinduar i Golfit<br />shpëtoi Florenc Çapjan nga vrasja
Një person i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur nga policia kriminale në Elbasan. Makina me targa AA 997 NE dyshohet të jetë në pronësi të Florenc Çapjas. Atentati ka si motiv hakmarjen seriale të nisur që prej vitit 2005 mes dy fiseve Mema dhe Çapja. Autorët ende të paidentifikuar nga policia, janë kujdesur të vrasin të dy personat që ishin në makinë Florenc Çapjan dhe kushërin e tij Bledar Muçën, por xhami i pari i blinduar i makinës, ka bërë që plumbat të mos depërtojnë në anën ballore të mjetit.

Ndërkohë një breshëri e dytë në anën anësore të makinës, ka sjellë plagosjen e Bledar Muçës që ishte në vendin e parë të pasagjerit, ndërkohë Florenc Çapja që ndodhej në timon nuk ka marrë asnjë plumb, por mësohet se ai të ketë manovruar shpejt makinën, duke e nxjerrë atë nga rruga dhe futur në rrethimin e brendshëm të maternitetit të spitalit Elbasan, që dikur ka qenë ish-kirurgjia.

I plagosuri Bledar Muça ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që Florenc Çapja është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin dhe mos pritur policinë të tregonte rreth karakteristikave të autorit që qëlloi me armë mbi ta. Më vonë ai është shoqëruar nga policia, por mësohet se nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ky është atentati i dytë me armë brenda katër muajve që Florenc Çapja e Bledar Muça i shpëtojnë.

Plagosja e polices
Dy breshëritë e kallashnikovit kanë tronditur zonën më të frekuentuar të Elbasanit. Ka qënë paraditja e djeshme, ku vetëm 5 metra prokurorisë e gjykatës së këtij qyteti dhe vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, një person i veshur si ushtarak ka qëlluar dy herë me breshëri në tentativë për të vrarë Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Nga breshëritë e automatikut veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë. Matilda Kërmezi 49-vjeçe është punonjëse në sektorin e analizën pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ajo ka marrë një plumb në pjesën e gjoksit dhe nga sa mësohet është jashtë rrezikut për jetën. Kërmezi ka marrë ndihmën e shpejte dhe se sipas policisë ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen por është goditur aksidentalisht. Burime nga policia thanë se në momentin e ngjarjes, zona ka qënë e mbushur me njerës. Nga plumbat e armës, është dëmtuar dhe një automjet tjetër tip “Ford Fokus” me targa AA 234 TR, por fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar.

Hedhja e automatikut
Sipas policisë së Elbasanit mendohet se vetëm një person të ketë qëlluar me automatik. Ndërkojë një person i dytë dyshohet se e ka pritur autorin e krimit me motor ose me makinë në një rrugë dytësore, ku dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë që automatikë është tentuar të hidhet në oborrin e një banese private, por arma ka mbetur në murin rrethues. Hetuesit e policisë konfirmojnë se në këtë ngjarje janë përfshirë më tepër se dy persona, pasi autori i krimit ka pasur informacion të saktë për lëvizjet e Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Një person i tretë ka shërbyer për dhënien me telefon të lëvizjes dhe vendodhjen e tyre, nga ku më pas u realizua dhe atentati. Policia për këtë ngjarje ka shoqëruar 15 persona dhe të gjitha janë liruar, ndërkohë që askush nuk është arrestuar.

elbasan arma

elbasan arma

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë