/ATSH-AFP/ - Greqia shpreson për një "New Deal" që të ndihmojë Evropën në rimëkëmbjen ekonomike, njoftoi sot ministri i ri grek i Financave, Janis Varufakis.

Qeveria e re e Aleksis Cipras, kryetari i së majtës radikale "Syriza" që fitoi legjislativet të dielën shpreson në një "New Deal" panevropiane për rimëkëmbje ekonomike, sipas Varufakis.

Varufakis, gjatë ceremonisë së kalimit të detyrës me paraardhësin e tij Guikas Harduvelis, ripërsëriti se "vendi i tij do të kthejë faqen e politikave shtrënguese".