Athina: Kujdes minoritetin
analizë vendimit për censusin

Athina: Kujdes minoritetin<br />analizë vendimit për censusin
ATHINE- Athina reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shfuqizon termin “kombësi”, dhe deklaron se do ta shqyrtojë me vëmendje vendimin.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekuras i kujton Shqipërisë respektimin e të drejtave të minoritetit, si një prej kushteve themelore për integrimin në BE. Delavekuras nënvizon: "Është shumë e rëndësishme që qeveria shqiptare të jetë në gjëndje të fitojë besimin e minoritetit, i cili u shkatërrua në censusin e fundit.

DELAVEKURAS: CENSUSI SHKATERROI BESIMIN E MINORITETIT
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekuras, në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Athinë është pyetur nga gazetar në lidhje me vendimin e gjykatës Kushtetuese. Pyetjes së gazetarit se pas këtij vendimi anëtarë të minoritetit nuk do të kenë asnjë dokument që të provojë se janë grekë Gregory Delavekuras i është përgjigjur:

“Ne jemi informuar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Do ta shqyrtojmë me shumë hollësi për të konstatuar nivelin në të cilën ajo plotëson kriteret ndërkombëtare dhe ato në lidhje me mbrojtjen e minoritetit. Është shumë e rëndësishme që qeveria shqiptare të jetë në gjëndje të fitojë besimin e minoritetit- një besim që u shkatërrua gjatë censusit të fundit që u bë atje. Kjo është arsyeja përse qeveria shqiptare duhet të vërë theksin mbi mënyrën sesi mund të kultivojë marrëdhëniet e besimit. Përsëris se ne do ta shikojmë me vëmendje dhe shumë kujdes vendimin e Gjykatës. “

ATHINA: KUJDES MINORITETIN
Gjatë konferencës për shtyp, e cila  është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme greke, më 9 dhjetor, Delavekuras është pyetur dhe se cili ka qenë rolin Greqisë, në raport me Shqipërinë që kjo e fundit të japë shpjegime për veprimin apo mos veprimet e saj në lidhje me të drejtat e minoritetit, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë deklaroi:
“Greqia po i dërgon mesazhe shumë të qarta qeverisë shqiptare, në kuadrin e bindjeve tona, që minoriteti duhet të shihet si një urë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, ja pse ne flasim shumë për besimin. Greqia do të shikojë progresin e Shqipërisë. Ky është prioriteti ynë. Është në interesin e të dy vendeve, Shqipëri dhe Greqi të kenë kufij me vende që po ecin përpara. Prandaj ne po përpiqemi të kontribojmë në zgjidhjen e bllokimit politik që ekziston në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi të sigurojmë që Shqipëria të respektojë kriteret dhe kushtet themelore të kërkuara nga BE , pjesërisht falë kontributit të Greqisë, përfshi këtu dhe të drejtat e minoritet”

TAKIM I DIMAS- HAXHINASTO NE BRUKSEL?
Madje mesazhi i Athinës, për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, mund ti jetë përcjellë Tiranës zyrtare.  Gjatë përgjigjes zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, foli dhe për një takimi mes ministrit Haxhinasto dhe ministrit trë jashtëm grek Stavros Dimas, gjatë takimit ministreal të NATO-s që u zhvillua në Bruksel. “Sigurisht ka nevojë për dialog me Shqipërinë. Unë mendoj se ministri Dimas do të zhvillojë takim me ministrin shqiptar sot në prang të takimit ministreal të NATO’s, për ti përcjellë saktësisht këtë mesazh për respektimin e të drejtave të minoritetit, standardet e BE në mënyrë që Shqipëria të ecë drejt Europës”

MBESHTESIM ZGJERIMIN E BE

Delavekuras tha se Greqia vazhdon të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE, dhe po krijon terrenin për krijimin e samitit BE- Ballkani Perëndimor, kur të marrë presidencën e BE në 2014.

Ai nënvizoi se “Në të ardhmen ne synojmë të marrim inisiativa të veçanta për përgatitjen e terrenit të këtij samiti me të gjitha vendet e rajonit, dhe në të njëjtën kohë, rritjen e ndërgjegjësimit në vendet e BE, të cilat aktualisht përballen me krizën më të madhe në historinë e BE. Është e arsyeshme të ketë “lodhje për zgjerimin”, Por Europa nuk duhet të mbyllë sytë në lagjen e saj dhe nuk mund të lërë një vrimë të zezë. Ajo duhet të bëjë atë që mundet për të integruar rajonin. Pasi do të jetë në inters të stabilietit në rajon gjishashtu dhe në interest ë vetë Europës. Qëllimi jonë është që në të ardhmen të shpallim nismën përkatëse dhe të punojmë shumë ngushtë me të gjitha vendet në rajon përfshirë dhe Shqipërinë në mënyrë që të mund të ndërmarrim hapa të mëtejshëm”- tha Delavekuras.

Pyetjet e përgjigjet e konferencës janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme greke dhe mbajnë datën 9 dhjetor. dhe janë ne faqen:  http://www1.mfa.gr/en/current-affairs/press-briefings/briefing-of-diplomatic-correspondents-by-foreign-ministry-spokesman-gregory-delavekouras-17.html

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë