Athina "merr" në mbrojtje Lulzim
Bashën për marrëveshjen detare

Athina "merr" në mbrojtje Lulzim<br />Bashën për marrëveshjen detare
GREQI - Athina ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Partise Demokratike, Lulzim Basha pas lajmit se Prokuroria do të hetojë në lidhje me paktin detar me Greqinë, i bërë në kohën kur Basha ishte ministër i Jashtëm. Mediat greke mbrojnë më forcë marrëveshjen detare, ndërsa shkruajnë se ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos ka toleruar shumë Shqipërinë.
 
“Pasi ndihmoi kryeministritn shqiptar, Edi Ramën, për të marrë statusin e vendit kandidat si dhe nuk reagoi për reformën territoriale, tani ministri Venizelos duhet të kërkojë më shumë sqarime nga Tirana në lidhje me zhvillimet e fundit, ku prokuroria do të hetojë për marrëveshjen detare”, shkruajnë mediat greke, ndërsa rikujtojnë se ishte pikërisht Lulzim Basha ai që firmosi këtë pakt.

Sipas tyre kryeministri grek Andonis Samaras dhe ministrit i Jashtëm Evangelos Venizlos duhet të vënë kushte për Shqipërinë në rrugën ndaj Bashkimit Europian.
  
Marrëveshja e detit me Greqinë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dyshime të arsyeshme se janë cenuar rëndë interesat e Shqipërisë. Për këtë arsye, pas studimit të kallëzimit të bërë nga Ministria e Jashtme e Ditmir Bushatit organi i akuzës ka vendosur të regjistrojë procedimin për veprën penale “Marrëveshje për dorëzim territori”.  
 
Personat që do të pyeten janë : Ferit Hoxha, ish-Sekretar i Përgjithshëm i MPJ-së; Gazmend Turdiu, ish-drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore;Ilir Tepelena, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale;  Ledia Hysi, ish-drejtore e Çështjeve Juridike dhe së Drejtës Ndërkombëtare;  Suela Ibrahimi, specialiste në MPJ në çështjet juridike; Enkeleda Mërkuri, specialiste në MPJ në çështjet rajonale;  Kristaq Gërveni, ish-komandant i Flotës Detare, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm, ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në NATO; Miranda Zeka, ish-drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë; Anduel Çauli, përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale në Ministrinë e Mbrojtjes; Ferdinand Berberi, ish-përgjegjës i sektorit të fotogrametrisë në Ministrinë e Mbrojtjes; Krenar Muço, ish-drejtor i Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.
 
Për momentin, prokurorët nuk konfirmojnë nëse do të jetë në listë edhe ish-ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha, në rolin e njeriut që firmosi marrëveshjen me homologen greke, Dora Bakojanis.

Në Kodin Penal, konsumimi i veprës penale të parashikuar nga neni 210, parashikon se marrëveshjet e bëra me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim, tërësisht apo pjesërisht të territorit, me qëllim cenimin e integritetit të vendit, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.  

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni