GREQI – Kryeqyteti grek është tronditur nga një sulm terrorist me makinë-bombë para zyrave të Trojkës. Një makinë e vjedhur tip Nissan Sunny, në të cilën ishte vendosur një sasi prej 75 kilogramë eksploziv shpërtheu në rrugën “Amerika”, jashtë degës së Bankës së Greqisë, duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale, ku u dëmtuan disa ndërtesa por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Sipas mediave greke makina që shpërtheu ishte e vjedhur që prej datës 5 prill të këtij viti dhe u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.
Autobomba ishte paralajmëruar nga dy telefonata anonime në redaksitë e gazetave vendas. Persona anonimë kanë telefonuar fillimisht rreth orës 5 të mëngjesit, në redaksinë e Zougla.gr duke i thënë se një makinë bombë me 75 kilogramë eksploziv do të shpërthente për 45 minuta, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë kanë bërë të njëjtën telefonatë edhe në zyrat e "Efimerida".
Sipas të dhënave, një person e parkoi makinën dhe u zhduk, pak minuta para se të kryheshin telefonatat. Në zonën ku u parkua makina, ndalohet rreptësisht parkimi, pasi aty ka mjaft institucione, organizata dhe biznese.
Në vendngjarje veç forcave të rendit mbërritën dhe zyrtarë të Agjencisë Kundër Terrorizmit. Antiterrorizmi dyshon se pas sulmit terrorist mund të jetë Kristodulos Ksiros, i cili është zhdukur që nga fundi i janarit, kur mori leje nga burgu dhe nuk u kthye më aty.
Sulmi terrorist vjen vetëm një ditë pasi Greqia hyri në tregjet financiare për herë të parë në katër vjet dhe një ditë para mbërritjes në Athinë të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com