ATHINE - Një shqiptar është arrestuar sot pasdite në kryeqytetin grek me drogë dhe armë. Në pranga të policisë ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij grek. Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e të arrestuarve pasi hetimet po vazhdojnë, por mësohet se shqiptari i arrestuar është 26 vjeç.

Arrestimi u krye në lagjen Kipseli të Athinës, pas informacioneve se një bar kafe në pronësi të shtetasit shqiptar shërbente për laborator droge. Operacioni u krye sot pasdite, ku në pranga ranë dy persona, një grek dhe një shqiptar dhe u kap drogë dhe arsenal armësh.


Sipas njoftimit të policisë greke, në lokal u sekuestruan


1,94 kilogramë kanabis sativa,
4 gramë heroinë
67 granata difensive F1
68 detonatorë për granatat
dhe një pistoletë me 7 fishekë të kalibrit 0,22 mm.

Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi 3400 euro dhe një telefon celular. Dosja e të arrestuarve është dërguar në prokurori, e cila pritet të komunikojë akuzat.

Redaksia Online
(r.d/Shqiptarja.com)