Një shqiptarë 32-vjeç dhe një grek 29 vjeç kanë rënë pre të një atentati mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në lagjen “Pangrati” në Athinë.

Sipas medieve greke, dy personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë qenë duke lëvizur me një makinë tip “Peugeot”, kur disa persona i janë afruar me motor dhe i kanë qëlluar me armë.

32 vjeçari shqiptarë ka marrë një plumb në kofshë ndërsa 29-vjeçari grek është plagosur në bark. Ata janë dërguar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve kanë qenë katër persona me dy kotorra të cilët kanë sulmuar nga të dy krahët automjetin.

Policia greke vazhdon hetimet dhe do të marrë në pyetje dy të plagosurit. Identiteti i tyre nuk është bërë me dije.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com