/ATSH-AFP/ - Qeveria greke nuk do të nënshtrohet përballë kërkesave irracionale, por do të punojë për të arritur një kompromis për borxhin, i mundshëm nëse Evropa bën punën e saj, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras.
"Ne e bëmë atë që kishim për të bërë, tashmë është radha e Evropës", theksoi Cipras para komitetit qendror të partisë së tij duke shtuar se vendi ishte në fazën e fundit të një periudhe të dhimbshme dhe të vështirë.
"Pjesa më e madhe e grekëve kërkon një zgjidhje të qendrueshme dhe jo vetëm një marrëveshje", shtoi ai.
Aleksis Cipras akuzoi disa përfaqësues të kreditorëve për të përfituar nga asfiksia e likuiditeteve nga e cila vuan Greqia për rrëzimin e marrëveshjes së 20 shkurtit.
Pas një takimi me kryeministrin grek të premten në Riga, François Hollande dhe Angela Merkel theksuan që grekët duhet të vazhdojnë punën me kreditorët.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA