Athinë, dy shqiptarët e arratisur
nga burgu vodhën 1 mln euro

Athinë, dy shqiptarët e arratisur<br />nga burgu vodhën 1 mln euro
ATHINE- Klement Gala dhe Admir Murataj janë dy shqiptarë të arratisur nga burgu i Trikalas dhe që dyshohet se kanë grabitur mbi 1 milionë euro në bankën e Larisës, të enjen e javës së kaluar (16 mars).

Shuma e madhe e eurove të grabitura nga Banka Kombëtare greke në Larisa të Greqisë u bë publike dje nga mediat greke. Dy shqiptarët janë pjesë e grupit prej 11 vetësh të cilët në muajin mars u arratisën nga burgu i Trikalas, në një operacion të mirëorganizuar.

Që prej ditës së arratisjes, 11 shqiptarët akuzohen dhe për grabitjen e supermarketi, ndërsa Ermal Lita, një tjetër shqiptar i arratisur nga burgu akuzohet se është përfshirë në vdekjen e 25 vjeçares Katerina Zogali e cila u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë greke dhe të arratisurve.

Sipas gazetës greke Ekathimerini grabitësit e bankës së Larisës janë Klement Gala dhe Admir Murataj, 42 vjeç. Grabitja ishte kryer pa maska por punonjësit e bankës ishin terrrorizuar me pistoletë dhe kallashnikov. Mediat greke shkruajnë se dy personat e shpallur në kërkim kanë kryer edhe krime në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën