ATHINË – Greqia dhe OSBE-ja do të krijojnë një plan reformash për rritjen ekonomike


ATHINË, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Greqia dhe OSBE-ja ranë sot dakord për krijimin e një plani destinuar rritjes ekonomike, njoftoi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras në përfundim të një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Angel Gurria.
"Ky bashkëpunim do të bëhet jo në bazë të asaj që ishte vendosur më parë, domethënë në bazë të planeve të ndihmës nga kreditorët e vendit, por në bazë të një mandati popullor dhe në bazë të asaj që u njoftua në fjalimin për politikën e përgjithshme", theksoi Cipras, ndërkohë që ministri i Financave Janis Varufakis, ka detyrën më të rëndë për t'u prezantuar sot në mbrëmje homologëve të zonës euro planin alternativ që dëshiron të aplikojë Greqia./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?