ATHINË, 20 mars /ATSH-AFP/ - Greqia rimbursoi sot, sikurse ishte parashikuar, një këst prej 348,5 milionë eurosh në FMN, ndërkohë që kësti i plotë që ky vend ballkanik i detyrohet është 2,5 miliard euro, është bërë me dije nga burime të afërta të kësaj çështjeje.
Përveç këstit që Greqia i detyrohet FMN-së, agjencia greke e borxhit, PDMA ka rimbursuar sot gjithashtu, një këst prej 1,6 miliard në bono thesari.
Bonot e thesarit rinovohen vazhdimisht, me emetime me afat tre dhe gjashtëmujore, por vendi ballkanik ka hasur pengesa që prej vitit 2010 për shkak të normave të larta të interesit./ /b.s/ a.jor.