ATHINË - Një shtetas shqiptar nga Tirana është arrestuar orët e para të ditës së sotme, pasi ka shpërthyer një farmaci në një zonë të Athinës, Halandri.
Shqiptari nuk e ka kuptuar që ka aktivizuar sistemin e fshehtë të alarmit dhe në këtë menyrë është lajmëruar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje pas pak minutash.
Shtetasi shqiptar i moshës 47-vjeçar është arrestuar menjëherë pa rezistencë. Nga kontrolli që iu bë i janë gjetur plot 16 kuti me Viagra, të cilat i kishte grabitur nga farmacia.
Shtetasi shqiptar, i cili është pronar i një kafeneje tradicionale në Agia Paraskevi të Athinës, pyetjes së policëve se përse vodhi vetëm Viagra i është përgjigjur me sinqeritet çarmatosës, se donte t'ua tregtonte pleqve dhe pensionistëve, që ishin klientë të kafenesë së tij dhe që nuk kryenin dot fiziologjikisht aktin e dashurisë, thuhet në portalin internetik neës.gr.
Sot shtetasi shqiptar me inicialet L.M. do të çohet përpara prokurorit, i cili do të ngrërë akuzën ndaj tij.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com