Athinë, zbulohen mbi 80 skelete
me pranga,të shekullit të 7-të

Athinë, zbulohen mbi 80 skelete<br />me pranga,të shekullit të 7-të
Arkeologët kanë zbuluar në Nekropolin e Deltës së Faliros, në Athinë, mbi 80 skelete që janë varrosur me pranga në duar në një varr masiv.

Bëhet fjalë për një mister të Greqisë së lashtë, pasi ata nuk kanë qenë skllevër, por të rinj të ekzekutuar në të njëjtën mënyrë dhe të varrosur me respekt.

Udhëheqësja e ekspeditës arkeologjike Stela Chryssoulaki (Krisullaqi) thotë se “Të gjithë i kanë duart e lidhura me pranga dhe shumica kanë qenë të rinj dhe të shëndetshëm kur u ekzekutuan”.

Hipoteza e arkeologëve është se 80 të prangosurit ishin mbështetës të Kylonit, të një fisniku dhe kampioni olimpik të Athinës së lashtë, që u përpoq të organizonte një grusht shteti në mesin e shek VII.

Ai vetë u fsheh në tempullin e Akropolit, por përkrahësit e tij u kapën robër dhe u ekzekutuan.

Arkeologia Stela Chryssoulaki pohojnë se behet fjalë për një periudhë me shumë trazira për shoqërinë athinase, gjatë së cilës aristokratët dhe fisnikët janë ndeshur me njëri-tjetrin për pushtet”.

Sipas arkeologëve, e vetmja mënyrë për të vërtetuar apo jo këtë hipotezë është testi i ADN-së së këtyre skeleteve.

skeletet greqi

skeletet greqi

skeletet greqi


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!