PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, ka takuar sot në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj.
“Jahjaga përsëriti qëndrimin për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për krijimin e institucioneve të vendit me qëllim të përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të vendit për institucione të qëndrueshme dhe për përshpejtimin e proceseve reformuese në vend e të integrimeve euroatlantike. Ajo tha se Kuvendi është institucion autonom dhe deputetët e liderët politikë, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së vendit, duhet të gjejnë mënyrat për të mundësuar krijimin e institucioneve të vendit”,-thuhet në një njoftim nga Presidenca.
Jahjaga tha se liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre. /Telegrafi/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com