Ardhja e stinës së verës me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, bën që qyteti i Kukësit të përballet me probleme sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm.
Banorët e qytetit, por edhe disa njësive administrative furnizohen me ujë vetëm 2 orë në ditë, ndërkohë që situata, ashtu siç ka ndodhur ehde në vitet e shkuara, pritet që të përkeqësohet në muajin Gusht, atëherë kur është edhe piku i verës.
Kjo foto i përket Njësisë Administrative Shtiqën, aty ku disa banorë janë detyruar që të mbushin ujë në një krua i cili është ndërtuar prej dekadash në mes të fshatit, pasi uji i pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit nuk ka mbërritur në çezmat e tyre.
Disa zona të lagjes Gostil ndërkohë ka disa ditë që nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm, duke i detyruar banorët që të mbushin ujë në zonat përreth apo ta blejnë atë.
Të njohur me këtë fakt, Ndërmarja e Ujësjellësit është munduar që të furnizojë banorët me ujë përmes boteve.
Për të evituar sadopak këtë problem, Bashkia e Kukësit dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve kanë nisur një aksion për ndërprerjen e ujit të pijshëm për të gjitha lavazhet që shfrytëzojnë ujin e pijshëm, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe masa administrative.
Kukësi prej vitesh vuan mungesën e ujittë pijshëm gjatë muajve të verës dhe situata nuk u zgjidh as pas ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, për të cilin u shpenzuar 3.5 milion euro bashkë me fondin shtesë që Ministria e Transporteve akordoi për këtë qëllim.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com