Atleti bullgar 15 ditë vrap për të mbërritur në Shqipëri, dhurata simbolike që kishte marrë me vete

Plot 1200 kilometra vrap të realizuar në 15 ditë i janë dashur atletit bullgar Krasse Georgiev për të mbërritur pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit. Atleti është pritur nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe ambasadoret e Bullgarisë në Shkup dhe Tiranë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Dako i uroi mirëseardhjen atletit bullgar si dhe vlerësoi iniciativën e tij për bashkimin e shteteve qe lidh korridorin panevropian i tetë.

Atleti Krasse Georgiev është shprehur tepër i emocionuar dhe i lumtur që pas 15 ditësh, nuk i duhet të vrapojë më si dhe ka theksuar se kjo maratonë ka nxjerr në pah dëshirën e tij të hershme për një bashkim të dy shteteve nëpërmjet një autostrade.

"Përshëndetje të gjithëve duhet t'ju them se unë jam jashtëzakonisht i lumtur sepse nesër në mëngjes kur të zgjohem nuk më duhet të vrapoj. dua në fillim t'ju falenderoj të gjithëve të cilët mbështetën inicitiavin time dhe na ndihmuan sepse unë jam i bindur që korridori numër tetë nuk është vetëm një korridor transporti , është një rrugë e miqësisë dhe e lidhjes midis njerëzve. Mirë është njerëzit të njihen gjatë këtyre 15 ditëve gjatë vrapimit tim përmes Bullgarisë , Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë unë u njoha personalisht me shumë njerëz dhe e ndjeva  ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve të zakonshëm të cilët është shumë mirë të njihen të dinë më shumë njëri për tjetrin  edhe të bashkohen. Unë duhet t'ju them se finishi im tani në Durrës të vrapimit tim nëpërmjet këtij korridori nuk është fundi dhe unë jam i bindur që është një fillimi i bashkimit tonë .Në fund dua të falënderoj të gjithë ato që mbështetën iniciativën time dhe që realizuan ëndrrën time", u shpreh atleti Krasse Georgiev

Në mënyrë simbolike atleti bullgar kishte marrë një shishe me ujë nga deti i zi për ta hedhur në detin Adriatik ne Durrës si simbol i bashkimit të dy deteve që janë në skajet e korridorit të tetë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë