Atletico Madrid lë pas zhgënjimet në kampionat, Gatusso e nis me humbje te Napoli

Atletico Madrid lë pas zhgënjimet në kampionat, Gatusso e nis me humbje te Napoli

Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga pas tre ndeshjeve, pasi të shtunën në mbrëmje për llogari të javës së 17 ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Osasunan. Në ‘Ëanda Metropolitano’ skuadra mike bëri rezistencë në pjesën e parë, madje duke rrezikuar ndjeshëm në portën e mbrojtur nga Oblak, por në pjesën e dytë ishte një muzikë tjetër.

Të besuarit e Simeone-s rritën ndjeshëm ritmin dhe pas një ekzekutimi të një goditje këndi Alvaro Morata zhblloi rezultatin me kokë, duke bërë që në stadium të shpërthente festa. Goli i sigurisë, i realizuar nga Saul do të vinte në në minutën e 75. Me këtë fitore  Atletico u rikthye të paktën përkohësisht në zonën Champions.

Ndërkohë në ‘Seria A’ aventura e Gennaro Gatusso-s me Napolin ka nisur më keq se sa aty ku e mbylli Anchelotti. Të kaltërit janë mposhtur me rezultatin 1-2 në San Paolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të kampionatit.  

Parma do të gjente shumë shpejt rrugën e rrjetës pasi që në minutën e katërt Kulusevskiu zhbllokoi rezultatin. Duhet të vinte pjesa e dytë për të parë reagimin e Napolit që barazoi me Milik, por atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e trefishtë të arbitrit Gervinho realizoi golin e fitores për ekipin mik.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja