Atletiko Madrid arriti një fitore të rëndësishme në Champions League kundër Romës duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Skuadra e dytë e Madridit shënoi dy herë më autorë Griezman dhe Gameiro. Ajo çfarë ra në sy më teper në këtë ndëshje ishte supergoli i shënuar nga francezi Antoine Griezman.

Sulmuesi finalizoi një aksion perfekt të shokëve të ekipit, nga brenda zonës realizoi një kthesë mjaft të bukur duke shtangur portjerin e Romës.

Me golin e tij Griezman elektrizoji të gjithë stadiumin, përveç golit të mrekullueshëm ai i dha qetësi ekipit duke i sjellë avantazhin e kërkuar me ngulm nga madrilenët.

 


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?