Atletiko leksion Realit, fiton Borusia
City e Liverpuli 'X', Juve fiton derbin

Atletiko leksion Realit, fiton Borusia<br />City e Liverpuli 'X', Juve fiton derbin
Atletiko Madrid i jep një leksion të mirë Realit në derbin e kryeqytetit spanjoll duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0. 54 mijë flamujt bardhekuq në stadiumin ‘Vincente Calderon’ çorientuan kampionët e Europës dhe të Botës duke u dorëzuar përballë kampionëve të Spanjës që fituan me meritë përballë një Reali të përgjumur që nuk doli për asnjë minutë në lojën e tij.

Në humbjen e thellë ndikuan edhe mungesat e Modric, James, Pepes, Ramosit dhe Marcelos, por justifikime nuk ka, kur bëhet fjalë për një ekip që ka shpenzuar shuma marramendëse për yjet e tij. Peshën më të madhe të përgjegjësisë për humbjen e ka padyshim kapiteni, Casillas, i cili në golin e parë nga Mendez gaboi, po ashtu edhe në të dytin që u realizua nga Saul.

Nuk mbetet pa faj as në të tretin që shënoi Griezman. Megjithatë gabimet e Realit nuk i heqin meritat Atletikos që ngushëton diferencën me kryesuesit në 4 pikë, ndërsa Barcelona që luan neser ndaj Bilbaos ka shansin që të afrohet ndaj madrilenëve në një pikë nëse do të fitojë. Pas ndeshjes trajneri Anceloti ka marrë përgjegjësinë për humbjen, teksa është shprehur se përballja me Atletikon ka qenë më e dobëta nga momenti që ka marrë drejtimin e ekipit.

Reagim ka premtuar edhe Ronaldo, që nuk arriti që justifikonte për asnjë moment në fushë tre topat e artë që fitoi duke qenë nën nivelin e pritur dhe larg formës së pjesës së parë të edicionit.
 

Bundesliga
Fitojnë
Dortmund, Bayern e Volfsburg
 
Borusia e Dortmundit më në fund shikon dritë në fund të tunelit pas fitores përballë një rivali direkt për mbijetesë si Freiburg. Golat e Reus, Kagavës dhe Abumajang i dhanë pikët e plota pas shumë ndeshjeve ekipit të Klop që rikthen besimin për qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Bayern fitoi me lehtësi 0-2 ndaj Shtutgart, ndërsa edhe Volfsburgu nuk gaboi përballë Hofenheimit. Hanoveri pësoi një humbje minimale ndaj Hambugut jashtë fushe.
 
 
Premier League
Barazon Liverpuli e City
, fiton Çelsi

Nuk mungoi spektakli edhe këtë javë në kampionatin anglez të futbollit. Java u hap me ndeshjen Totenhem-Arsenal, e cila përfundoi me fitoren e vendasve.

Arsenali kaloi i pari në avantazh me Ozil, por Totehem arriti të përmbyste gjithcka.

Me shumë ëvshtirësi, por Çelësi fitoi me Aston Vilën, ndërsa gabuan kampionët në fuqi të Manchester City që më shumë ëvshtirësi morën një pikë në fund përballë Hull City. Liverpuli barazoi me Everton.


Serie A
Derbi i Italisë shkon për Juven

Derbi i Italisë shkon për Juventusin, që kalon lehtësisht Milanin në shtëpi me rezultatin 3-1. Bardhezinjtë ashtu sikur pritej nuk hasën vështirësi përballë kuqezinjve të Inzagit që u pajtuan me humbjen duke pranuar superioritetin e kampionëve të Italisë. Për Juventusin shënuan Tevez, Bonuci dhe Morata, ndërsa vendosi barazimin përkohësisht për Milanin, Antonelli. Fitorja e shkëput Milanin nga Roma 10 pikë, me një ndeshje më shumë. Ndërsa Milani vazhdon në krizë edhe pas merkatos duke rrezikuar zonën Champions.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra