Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës, i cili shfaqet plot vizitorë dhe me një atmosferë të gjallë kulturore, si dëshmi e interesit në rritje për trashëgiminë historike të qytetit verior.

“Mirëmëngjes dhe me Muzeun Historik të Shkodrës plot me vizitorë e atmosferë të bukur, ju uroj një të diel të qetë!”, shkruan ai krah videos.

Muzeu Historik i Shkodrës është ndër më të vizituarit, për shkak të vlerave historike e etnografike. Njëkohësisht, në të organizohen vazhdimisht aktivitete të ndryshme historike e kulturore për dashamirësit.