Dhjetëra turiste të huaja kanë zgjedhur bregdetin e Vlorë për të zhvilluar aktivitete fitnesi në natyrë. Grupi ndodhet prej disa ditësh në qytet, ku çdo ditë zhvillon seanca sportive në zona të ndryshme të Vlorës.
Sot ato janë stërvitur për disa orë në plazhin e Lungomares, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe pushuesve që kalonin në zonë. Me ushtrime në grup dhe aktivitete në rërën e bregdetit, turistet kanë krijuar një atmosferë sportive dhe mjaft energjike përgjatë vijës bregdetare.
Pamjet janë bërë mjaft interesante për qytetarët, ndërsa jo pak persona janë ndalur për t’i ndjekur nga afër aktivitetet e tyre sportive në natyrë.
Komente









