Marrëveshja është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica dhe Drejtori i Agjencisë Kuvajtiane të lajmeve “KUNA”, Sheikh Mubarak Al-Duaij Al-Sabah.
Agjencia Telegrafike Shqiptare gjithnjë e më shumë po rrit komunikimin me agjencitë homologe jo vetëm ne rajon, por shumë më gjerë se kaq, duke bërë të mundur shkëmbimin informacionit te ndersjelltë , por duke dhënë një kontribut efikas në krijimin e një fryme miqësie me vendet respektive.
Pikërisht në këtë kuadër, një delegacion i ATSH-së ndodhet në Kuvajt me ftesë të agjencisë kuvajtiane te lajmeve KUNA, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me interes për të dy agjencitë. Komunikimi midis dy vendeve në këtë periudhë është rritur ndjeshëm dhe ajo që duhet theksuar është se tendenca dhe fryma e miqësisë midis Kuvajtit dhe Shqipërisë po njeh një dimension mjaft pozitiv.
Ajo që duhet nënvizuar është fakti se investimet dhe mbështetja e Kuvajtit në Shqipëri ka një trend rritës në mjaft sektorë dhe nga dy vendet po punohet që kjo gjë të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.
Në këtë kuadër, jo vetëm vizita e delegacionit të ATSH-së , por edhe bashkëpunimi institucional janë një tregues i kësaj fryme positive dhe i një klime miqësore bashkëpunuese.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë KUNA Sheikh Mubarak Diejl Al- Ebraheem Al-Sabah dhe Drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Gëzim Podgorica në prani të dy delegacioneve nënshkruan marrëveshjen e cila parashikon shkëmbimin e informacionit në të gjitha fushat , por me prioritet turizmin dhe ekonominë, traditat dhe kulturën si dhe atë që lidhet me investimet kuvajtiane ne Shqipëri. Në pikat e kësaj marrëveshje parashikohet edhe shkëmbimi i përvojavë respektive dhe zgjerimi i kontakteve në nivel të gazetarëve dhe të stafit teknik. Shkëmbimet në fushën e informacionit do të jenë jo vetëm në gjininë e lajmit, por edhe atë të fotove dhe videove.
Agjencia e lajmeve KUNA përfaqëson një agjenci lajmesh të konsoliduar, me një tëknologji bashkëkohore dhe komunikim me agjencitë më prestigjoze në botë. KUNA mbetet një pikë reference për zonën e Gjirit Arabik dhe promovuese e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, por edhe e historisë, kulturës dhe traditave të pasura e mjaft të vecanta. Ka korespondentë në shumë vende të botës dhe një fluks kërkesash për informim, gjë që ka bërë të rritet ndjeshëm autoriteti i saj.
Gjatë qëndrimit në Kuvajt dhe bisedimeve mes dy delegacioneve është folur edhe për një mbështetje logjistike për Agjencine telegrafike Shqiptare, kryesisht në përmirësimin e trasmetimit të videove dhe aplikimit të Web TV.
Nënshkrimi i ksaj marrëveshjeje shtrin dimensionin e komunikimit të ATSH-së edhe në vendet e Gjirit Arabik, gjë që tregon se gjeografia e komunikimit të këtij institucioni është ne rritje duke mundësuar kështu prezencën e vendit tonnë jo vetëm në planin diplomatik, por edhe në atë mediatike. /ATSH/
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)