Punonjësi i IT njoftoi ekstremistin e djathtë në Gjermani që jepte lajme të rremë për COVID se do arrestohej, autoritetet e marrin të pandehur

Punonjësi i IT njoftoi ekstremistin e djathtë në Gjermani që jepte lajme të rremë për COVID se do arrestohej, autoritetet e marrin të pandehur

Attila Hildmann, një skeptik i shquar i masave anti COVID

GJERMANI-Një punonjës i gjyqësorit në Berlin në Gjermani ka nxjerrë informacion në lidhje me një hetim penal ndaj një komplotisti të ekstremit të djathtë. Raportet e institucioneve gjermane thonë se punonjësi i IT-së akuzohet se i ka kaluar të dhëna Attila Hildmann, një skeptik i shquar i masave anti COVID.

Prokurorët kanë hetuar Hildmann që nga viti 2020 për vepra të shumta, duke përfshirë nxitjen e urrejtjes. Edhe një urdhër arresti u lëshua në muajin mars për të, por prokurorët bënë me dije se Hildmann ishte arratisur në Turqi. Në vitin 2000 ai e shkroi emrin e tij si autor i librave të gatimit vegan dhe si i ftuar i rregullt në programet televizive të gatimit. Por vitet e fundit, është akuzuar gjithashtu për shprehjen e pikëpamjeve ekstremiste dhe ka tërhequr kritika për përhapjen e teorive konspirative rreth COVID-19 në mediat sociale.

Që nga fillimi i pandemisë, Hildmann është bërë zë i spikatur në lëvizjen e protestës kundër kufizimeve të koronavirusit në Gjermani. Ditën e sotme, në një raport nga transmetuesit gjermanë u tha se zotit Hildmann i ishin dorëzuar informacione të vjedhura nga zyra e prokurorit publik të Berlinit.

Një punonjës 32-vjeçar në departamentin e IT po hetohej me dyshimin për shkelje të sekretit zyrtar dhe ishte pushuar nga puna. Anëtarët e stafit e kanë vizituar  Hildmann në Turqi. Prokurorët nuk besojnë se rrjedhja e informacionit bëri që Hildmann të arratisej nga Gjermania përpara se të lëshohej urdhri i tij i arrestit, bëri me dije një zëdhënës i zyrës së prokurorit për transmetuesin gjerman. Punonjësi i akuzuar nuk ka reaguar mbi akuzat.

Hetuesit e identifikuan të dyshuarin pasi kontrolluan se cilët punonjës kishin akses në dosjet në lidhje me rastin e Hildmann. Ata kontrolluan banesën e punonjësit të akuzuar në muajin  korrik dhe nga ky hetim u zbulua se punonjësi ishte një anëtar aktiv i lëvizjes Gjermane, kundër bllokimeve të COVID-19.

Agjencia gjermane vëzhgon lëvizjen kundër masave anti COVID dhe tha se po fokusohej në disa anëtarë të cilët kishin nxitur lidhje me të djathtën ekstreme dhe grupe të tjera ekstremiste. Nga ana tjetër agjencia paralajmëroi se protesta e ligjshme po shfrytëzohej për të provokuar një përshkallëzim të mëtejshëm.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 02/11/2021 09:18

    Enderra e nazisteve moderne eshte dhe mbetet çfarosja masive ku ato te notojne ne nje anarshi totale,pastaj te marrin kontrollin ne doren e tyre me dhune. Nazizmi modern apo "kundershtaret e çdo ligji publik" kurre sduan shtet social,duan junta me arme e tortura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave