Bulevardi i ri i Tiranës, pas ish- “Stacionit të Trenit”, ka hedhur shtat këto 4 vitet e fundit, duke krijuar jo vetëm një pol të ri për kryeqytetin, por edhe një vend shplodhës, argëtues për familjarë, çifte të reja, por edhe për të rinj të apasionuar pas aventurave. Aksi kryesor është ndriçuar me një ndriçim të përshtatshëm për makinat dhe për të gjithë ata që përdorin bulevardin.
Bashkia e Tiranës thekson se teknologjia e përdorur për sistemin e ndriçimit në Bulevardin e ri është e gjeneratës së fundit, duke pasur efikasitet më të lartë, shpenzim më të ulët të energjisë, si dhe ulje të ndotjes.
Bulevardi i Ri i Tiranës, që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është shndërruar në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty.
Sipas bashkisë, një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi. Deri në orët e vona të natës zgjatimi i bulevardit të ri vijon të jetë i mbushur.
Po korsi bicikletash ne unaze do kete apo jo,,,,nga 21 dhjetori deri tek brryli,,,,,,po ashtu korsi bicikletash duhet dhe tek rruga hoxha tasim,,,
PërgjigjuBULEVARDI TE zgjatet dhe 10 km te tjera,,..//
Përgjigju