Aubameyang ikën nga Dortmund?
Mediat: Për 70 milionë € te PSG

Aubameyang ikën nga Dortmund?<br />Mediat: Për 70 milionë € te PSG
Pierre Emerick Aubameyang pritet të largohet nga Borussia Dortmund. 

Kryegolashënuesi i Bundesligës për këtë sezon, me 31 gola ka pranuar ofertën e francezëve të PSG, të cilët i ofrojnë 10 milionë euro pagë në sezon, ndërsa ekipi gjerman do përfitojë 70 milionë euro nga shitja e lojtarit. 

“SPORTBible” raporton se gjithçka është mbyllur dhe fakti që konfirmon marrëveshjen është se lojtari ka blerë shtëpi në Paris. 

Për Aubameyang kishte ofertë të shumta edhe nga “Premier League”, por mësohet se kriteri i zgjedhjes ka qenë paga që vetë futbollisti kërkonte të fitonte.

Në ishullin Britanik, skuadra si Arsenal, Chelsea apo Manchester City nuk i afronin më shumë se 7 mln euro, ndërsa PSG ka rënë dakort me lojtarin për 10 mln euro në sezon.

Të kënaqur nga marrëveshja duket se do të mbeten edhe gjermanët e Dortmund të cilët do përfitojnë në arkat e klubit plot 70 milionë euro, transferim rekord ky nga Bundesliga. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator