SARANDE-Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme nga një aksidentBorsh. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë.

19 vjeçari Robert Dhuli po udhëtonte në makinën tip 'Audi' me të fejuarën e tij, Analuiza Duro 17 vjeçe në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Dhuli arriti tē dilte nga mjeti, ndërsa pavarësisht se kërkoi ndihmë për të nxjerrë të fejuarën nga makina, nuk arritën ta nxirrnin të gjallë, pasi u mbyt në kanalin me ujë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Viktima Analuiza Duro