“Nuk kam lidhje me këtë histori” ka qënë kjo deklarata që ka dhënë njëri prej të kërkuarve të cështjes “Audi i verdhë. Shqiptari 32 vjeçar me inicialet A.P është paraqitur në policinë e Torinos së bashku me një avokat.
Audi i verdhë së bashku me foton e tre personave po bën xhiron në rrjetet sociale. Ata akuzohen se kanë grabitur disa shtëpi, biznese si dhe kanë aksidentuar një person. Por ende vijojnë të jenë një sfidë për policinë italiane dhe makth për qytetarët .
32 vjeçari ka deklaruar se dy personat e tjerë në foto janë bashkëkombasit e tij të cilët për momentin ndodhen në Shqipëri, madje njëri prej tyre është nën hetim.
“Pashë në rrjetet sociale foton që qarkullonte, isha në kinema në Torino, por nuk kemi të bëjmë me atë makinë”- ka deklaruar 32 vjeçari para autoriteteve.
Aktualisht shqiptar me inicialet A.P, i cili jeton në vendin fqinj pa leje qëndrimi, po mbahet nën mbikëqyrje.
Audi i verdhë është kthyer në temë dite në shtetin fqinj madje është krijuar një faqe në rrjetin social facebook .
Mesa duket ky “Audi i Verdhë” do të vijojë të mbetet një mister.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com