Audi Q8 e-tron Sportback lë gjurmën në Tiranë, me një sens të ri luksi dhe elegance nga e ardhmja

 Audi  Q8 e-tron Sportback lë gjurmën në Tiranë, me një sens të ri luksi dhe elegance nga e ardhmja

Në një event ekskluziv, Audi Albania dhe Maison de Parfum u bashkuan për të vendosur një standard të ri për luksin dhe inovacionin në një event ekskluziv. Rasti shënoi lançimin e dy produkteve premium që ripërkufizojnë thelbin e vetë kategorisë: Audi Q8 E-Tron Sportback, risia më e fundit në portofolin e SUV-ve elektrike të Audi. Maison De Parfum lançoi fragrancën e tyre ekskluzie “X Collection” nga Nishane. Ky bashkëpunim jo i zakontë mes Audi Albania dhe Maison de Parfum mishëroi thelbin e sofistikimit, duke bashkuar përsosmërinë automobilistike me artin e aromës për klientët e tyre premium, të cilët u mikpritën në kopshtin e stolisur me shkëlqim të Hotel “Rogner” në Tiranë. Mikpritësit ishin Gentjan Bushati, Drejtori i Përgjithshëm i Porsche Albania, shtëpia e madhe automotive ku bën pjesë dhe marka Audi në Shqipëri dhe Esmeralda Prodani, sipërmarrësja e njohur e Maison De Parfum, e cila rregullisht prezanton tregun dhe klientelën e saj të zgjedhur me risitë më të fundit ndërkombëtare të kozmetikës dhe aromave.

Audi Q8 E-Tron Sportsback shndërron “premium” në luks dhe “luksi” përsëri mbetet një nënvlerësim.

Kur bëhet fjalë për ikonën botërore Audi, e cila në Shqipëri është pjesë e “shtëpisë” Porsche Albania, luksi është me të vërtetë një nënvlerësim. Audi Q8 E-Tron Sportback përfaqëson një epokë ku premiumi takohet me qëndrueshmërinë dhe elegancën dhe ndërthuret me inxhinieritë më të avancuara. Kjo “krijesë” automobilistike është më shumë se një makinë; është një vendim drejt të ardhmes. Duke u mbështetur në suksesin e Audi e-tron, Q8 E-Tron Sportback ripërcakton se çfarë do të thotë të ngasësh i rehatuar në prehrin e luksit, me kurim deri në perfeksion të çdo detaji.

“Sot zbulojmë vizionin më të fundit drejt të ardhmes nga Audi, në linjën SUV elektrike. Ky është komoditeti i klasit më të lartë të luksit, me të cilin ju lini një gjurmë më të gjelbër pas çdo udhëtimi. Audi Q8 E-tron Sportback mundëson 600 km autonomi me vetëm 1 karikim dhe 406 kuaj fuqi. Shtuar këtu, koncepti i optimizuar i drejtimit siguron një përvojë të qetë dhe emocionuese drejtimi, ndërsa aerodinamika e përmirësuar e ngre performancën në lartësi të pakrahasueshme më parë. Nëse flasim për karikimin, Audi Q8 E-Tron Sportback vendos një standard të ri, duke ofruar performance të përmirësuar dhe një kapacitet të jashtëzakonshëm baterie. Miqtë tanë ndërkombëtarë kur na e prezantuan së pari këtë model kanë përdorur përshkrime si “luks” dhe “premium”, por tek Audi të dyja këto koncepte janë një nënvlerësim dhe ky model e tregon më së miri.” – u shpreh Z. Gentian Bushati, Drejtuesi i Përgjithshëm i Porsche Albania, pas zbulimit të modelit më të ri mbi një piedestal të ndërtuar enkas.

Me një dizajn elegant që rishpik thelbin e bukurisë, Audi Q8 E-Tron mahniti zemrat e të ftuarve me shikim të parë. Dizajni i ri për parakolpin e përparmë dallues krijon një atmosferë pathyeshmërie dhe fuqie, duke garantuar vëmendje në cdo rrugë ku ajo do të shkelë e heshtur dhe joshëse. Në brendësi, luksi gjen shtëpinë e tij të vërtetë, duke u përzier natyrshëm me aftësitë teknologjike, për të krijuar një “tempull” të pashoq për shoferët dhe pasagjerët. Detajet e reja të përmirësuara te ky model, flasin për një ridimensionim të përvojës së ngarjes dhe zotërimit të një investimi të tillë teknologjik.

I përmirësuar me një numër të shtuar mbështjelljesh, motori elektrik i pasmë punon në harmoni me motorin e përparmë për të krijuar sistemin revolucionar e-quattro. Si rezultat, ju mund të ndjeni fuqinë e madhe të të katër rrotave ndërsa përshpejtoni nga 0 në 60 mph në vetëm 5,4 sekonda. Në brendësi, Audi Q8 Sportback e-tron shfaq luksin e tij standard me lëkurë të plotë Prestige dhe sediljet e përparme të ajrosura, të modifikueshme në 18 drejtime individuale me kontur, me funksion masazhi, të gjitha të mbështjella me lëkurë Valcona/Milano për rehati maksimale.

Audi Q8 E-Tron Sportback mishëron thelbin e filozofisë së Audi: një bashkim harmonik i fuqisë, inovacionit dhe ekstravagancës së plotë. Angazhimi i Audi për një të ardhme të qëndrueshme shkon krah për krah me përkushtimin e tyre për të ofruar një përvojë të paharrueshme drejtimi.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj “krijese” të re dhe të jashtëzakonshme nga Audi dhe për të eksploruar të ardhmen e SUV-ve luksoze elektrike, vizitoni sallën e Audi Albania dhe lini gjurmën tuaj drejt të ardhmes me Audi Q8 E-Tron Sportback.

S.G/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik