5 aventurierë zviceriano-gjermanë ndalen në Shqipëri me makinë elektrike ‘Volkswagen ID. Buzz’, së shpejti e gjeni edhe në Porsche Albania

Pesë aventurierë zviceriano-gjermanë që po bëjnë një udhëtim mjaft të veçantë me dy makina elektrike Volkswagen ID.Buzz nga Gjeneva e Zvicrës për në Doha të Katarit, pjesë të itinerarit të tyre bënë edhe vendin tonë.

Gjatë ndalesës një ditore në Tiranë, ata na treguan më tepër mbi këtë rrugëtim rreth 6500 km të gjatë, i cili siç thonë ata, mund të realizohet mjaft mirë dhe me komoditet edhe me makina elektrike.

“The Id Buzz tour quhet ndryshe turi ekselencës, fillon nga Gjeneva dhe do te përfundoj në Katar. Është një panair auto që quhet Geneva motor show dhe ata bashkëpunojnë me Dohan. Ne jemi zgjedhur për të bërë lidhjen midis këtyre dy panaireve duke udhëtuar 6500 km, me dy makina ID BUzz. Tirana është vendi i 3 që kemi ndaluar. Ne jemi ne total 5 persona ne staf dhe jemi shumë të lumtur që do udhëtojmë 2 kontinente, 2 dete dhe shumë shtete. Ne prezantojmë të ardhmen elektrike dhe ajo që po bëjmë është të hedhim hapin e parë që tu tregojmë dy kontinenteve që e ardhmja elektrike është këtu dhe këtë e demonstrojmë me këtë tur. Pra që mund të udhëtosh me makina elektrike edhe në dy kontinente”, tregoi njëri.

Në Shqipëri ata u pritën nga një pjesë e stafit të Porsche Albania, që ka eksluzivitetin e Volkswagen për vendin tonë.

“Ne kemi zgjedhur të ndalojmë në vendet më të bukura të Evropës dhe patjetër që Shqipëria ishte e pashmangshme. E ardhmja elektrike është tashmë e vendosur dhe Shqipëria është njësoj si në të gjithë botën dhe këtë e shikojmë me kërkimin super të shpejtë këtu. Dhe në Shqipëri vura re shumë Id.3 dhe ID.4 dhe Volkswagen nga Porsche Shqipëria duket që ka një fillim te mbarë”, tha Frank.

Me këtë ndalesë në vendin tonë të këtyre udhëtarëve, vjen dhe lajmi i mirë që së shpejti ID Buzz do të jetë edhe në dispozicion të konsumatorit shqiptar ashtu siç janë të gjitha mjetet elektrike Volkswagen te prodhuara ne Gjermani sipas standardeve te BE. Dhe për këdo që ka dëshirë që këtë makinë ta bëje pjesë të koleksionit të tij, ajo do të jetë në showroom Porsche Albania që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik